Bilall Sherifi: Veprimet e Albin Kurtit po e nxjerrin në pah faqen tjetër të asaj që gjatë tërë kohës kishte premtuar

Bilall Sherifi: Veprimet e Albin Kurtit po e nxjerrin në pah faqen tjetër të asaj që gjatë tërë kohës kishte premtuar

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se akuza për “Kosovën si shtet të kapur” ishte një nga shtyllat kryesore të propagandës së Vetëvendosjes gjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë. “Ç’kapja e shtetit nga militantët partiak” dhe “krijimi i kushteve të barabarta për çdonjërin nga qytetarët e Kosovës”, Sherifi thotë se u shndërruan në premtime parësore gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Por, ka thënë se pas ardhjes në pushtet, veprimet e Kurtit nxorën në shesh faqen tjetër të asaj që gjatë tërë kohës kishte premtuar. “Nuk do të zgjerohem të numëroj braktisjet e shumë parimeve mbi të cilat mbështetej kjo forcë politike. Është shkruar mjaft rreth këtyre gjërave. Në këtë shkrim të shkurtër do të ndalem vetëm në atë se çka konsideron Lëvizja Vetëvendosje me “Ç’kapjen albiniste të shtetit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …