Xho Bajden

Biografi e shkurtër e presidentit në ardhje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka lindur në një familje të shtresës së mesme ekonomike, që i përket religjionit katolik, në vitin 1942, në qytetin Skranton të Pensilvanisë. Gjatë shkollës fillore dhe të mesme është marr me sport, futboll amerikan dhe bejsboll në shkollën e mesme katolike. Më pas ka vijuar studimet për drejtësi në Universitetin e Dellauerit dhe ka marrë diplomë në drejtësi nga Universiteti Sirakjuz në shtetin e Nju Jorkut. Si i ri është marrë me politikë dhe kjo ka bërë që në moshën 29 vjeçare të zgjidhet senator dhe për 35 vite ka mbajtur këtë pozitë të rëndësishme. Ai është njohës i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konsiderohet se kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që presidenti Barak Obama e ka zgjedhur atë për dy mandate në postin e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kohë gjatë së cilës ka vizituar vendin tonë ku është pritur në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Vështirësitë, tundimet

 Përveç sukseseve, Biden ka pasur edhe sfida gjatë jetës së tij dhe ka humbur familjar të tij në një aksident. Ai është martuar për herë të parë me në vitin 1966 me Neilia Hunter, studente në Sirakjuz. Pak vite më vonë, Neila dhe vajza e tyre kanë humbur jetën në një aksident me makinë ndërsa djemtë, Hunter dhe Beau vetëm janë lënduar. Ngjarja ka ndodhur më 1972, vetëm disa javë pasi Biden, atëbotë 29 vjeç, është zgjedhur për herë të parë senator. Kjo fatkeqësi e kishte tunduar Joe që të hiqte dorë nga pozita e senatorit dhe t’i përkushtohej djemve të tij por kjo ide nuk ishte pëlqyer nga kolegët e tij. Ata e kishin motivuar dhe inkurajuar që të vazhdonte të ishte senator dhe të merrej edhe me djemtë e tij.

Karriera në politikë, suksesi përfundimtar

   Joe Biden përpjekje për të parin e Shtëpisë së Bardhë ka bërë edhe dekada më herët, në vitin 1988 kur kishte kandiduar për t’u nominuar nga Partia Demokratike për garën për president të SHBA-ve por nuk ishte zgjedhur. Një përpjekje të të tillë e kishte bërë edhe 20 vite më vonë, më 2008 por edhe atëherë ishte mundur nga kandidati tjetër. 11 vite më vonë, në vitin 2019 ai garon sërish dhe fiton garën për të qenë kandidat i Partisë Demokratike për garën ndaj kandidatit të Partisë Republikane për postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilën e fitoj me një epërsi të madhe nga presidentit aktual, republikanit Donald Tramp. Ashtu sikur çdo njeri, edhe presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është pa mangësi. Njohësit e tij tregojnë se ai ka problem me mbajtjen në mend të numrave si dhe të emrave të njerëzve të cilët i ngatërron shpesh por pavarësisht kësaj, ai ja ka dal të komunikoj shumë mirë me elektoratin dhe njohësit e fushatave zgjedhore mendojnë se ky komunikim i mirë ka qenë një nga faktorët që ai është votuar dukshëm më shumë se sa rivali Tramp.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …