Bizneset dhe qytetarët protestojnë sot në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës

Bizneset dhe qytetarët protestojnë sot në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria

Masat e reja anti-covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohen nga bizneset dhe qytetarët. Për këtë arsye sot është paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës. Protesta është thirrur përmes rrjeteve sociale dhe pritet të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës, në orën 11:00. Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në ora 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …