Bizneset kanë paralajmëruar se do të ketë ngritje të çmimit të prodhimeve tjera nëse do të ngritët çmimi i energjisë

Pas paralajmërimeve për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, bizneset kanë tërhequr vërejtjen se kjo do të pasohet me ngritjen e çmimit të produkteve tjera për prodhimin e të cilave duhet energji elektrike. Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka sqaruar se kjo mund të ndodhë nëse në ngritjen e çmimit të energjisë do të vlejë edhe për bizneset. “Është e vërtetë që në muajin shkurt nuk ka pasur ngritje të tarifave të energjisë elektrike për bizneset. Për këtë arsye, ne presim që ta kemi një dokument nga ZRRE-ja se a janë të përfshira edhe bizneset apo i përfshinë vetëm qytetarët. Nëse shtrenjtohet rryma për bizneset, padyshim që do të ketë efekt edhe në ngritjen e çmimit të produkteve, për arsye se rryma ka ndikim në proces të prodhimit”, ka thënë Lulzim Rafuna për KosovaPres.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …