Bjellorusia po merr rolin e palës së përfshirë drejtpërdrejt në luftimet që po zhvillohen në Ukrainë

Bjellorusia po merr rolin e palës së përfshirë drejtpërdrejt në luftimet që po zhvillohen në Ukrainë

Presidenti Aleksander Lukashenko ka mbledhur sot me emergjencë krerët ushtarakë të vendit ish-sovjetik, duke zyrtarizuar marrëveshjen mes tij dhe Vladimir Putin për krijimin e një “grupi të përbashkët ushtarak në rajon”, praktikisht forma burokratike për të shpallur atë që mund të cilësohet si një bashkim të forcave të Minskut me ato të Moskës në fushëbetejën ukrainase. “Themeli i këtij grupi të përbashkët do të jetë ushtria e Bjellorusisë, dhe ky grupim tashmë ka filluar”, deklaroi Lukashenko, që deri më tani kishte mbetur mbështetës, por jo i përfshirë në konflikt, përtej ditëve të para kur tanket ruse u nisën pikërisht nga Bjellorusia ku po zhvillonin një “stërvitje të programuar” për t’iu drejtuar Kievit, duke dështuar më pas në mënyrë të bujshme edhe për shkak të terrenit jo të favorshëm. Arsyet e shmangies së deritanishme të Bjellorusisë, që është faktikisht një satelit rus, ka ardhur edhe sepse sondazhet informale tregojnë një kundërshti të opinionit publik bjellorus për t’u përfshirë në luftë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …