Brickos

Blerand Stavileci

Blerand Stavileci: Kosova shënon rekord të deficitit tregtar – qeverisja e keqe po i varfëron qytetarët

 “Heqja e TVSH-së dhe akcizës për një periudhë të caktuar, të cilat ne qysh moti i kemi rekomanduar, janë vetëm disa nga veprimet me të cilat do të mund të përmirësohej kjo gjendje. Qeveria nuk e ka pasur fajin për shtrenjtimin e çmimeve në tregjet e jashtme, por ajo ka shumë faj në politikat e brendshme, që s’po e merr as mundin minimal për të bërë zgjidhje. Është përgjegjësi e saj, është detyrë e saj.” – Blerand Stavileci.

 Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, sot, përmes një konference për media, ka denoncuar keqqeverisjen e Qeverisë Kurti, si pasojë e së cilës Kosova ka shënuar deficitin më të lartë tregtar, rreth 4.6 miliardë euro. ka thënë në këtë mënyrë, Qeveria po kontribuon aktivisht në thellimin e krizës së qytetarëve të Kosovës. “Ditët po ecin e javët po shkojnë. Kriza ekonomike po thellohet. Qytetari e familja po varfërohet. Shporta e prodhimeve të konsumit po pakohet. E, Qeveria dhe Pushteti po vazhdojnë të struken dhe ta vështrojnë krizën nga jashtë, pa ndërmarrë masa konkrete ekonomike dhe fiskale që ta zbusin këtë rëndim të jetesës së qytetarëve dhe familjeve kosovare.”, ka thënë Stavileci.

Më tej, ai ka thënë se përtej rritjes së madhe të kostos së jetesës, me numra alarmantë dyshifrorë të inflacionit, e në mungesë të veprimeve e vendimeve konkrete të Qeverisë që do ta zbusnin këtë papërballueshmëri, kjo qeveri, ky pushtet, ka humbur sensin me realitetin ekonomik duke zgjedhur heshtjen e mosveprimin karshi pakënaqësisë së madhe qytetare. “Të gjitha çmimet po vazhdojnë të rriten, e pagat nuk kanë lëvizur. Jeta çdo ditë e më shumë po shtrenjtohet. Në vend të dialogut social Qeveria ka imponuar injorimin institucional dhe kjo ka sjellë sot më shumë se kurrë pakënaqësinë më të madhe të qytetarëve dhe sindikatave të cilat po protestojnë vazhdimisht në kërkim të të drejtave elementare dhe të zgjidhjeve për t’i tejkaluar gjithë këto kriza. Derisa ne po flasim në vendin tonë çdo ditë po shohim raporte e vlerësime të reja në lidhje me ekonominë, të cilat do të duhej ta zgjonin nga gjumi pushtetin.”, ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …