Blerand Stavileci: Shëndetësia, ekonomia dhe arsimi janë pranë kolapsit si rezultat i keqmenaxhimit nga Qeveria Kurti

Blerand Stavileci, Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Veseli ka paditur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, ka paditur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, për shpifjet që i ka bërë atij ditëve të fundit. Ai e ka quajtur Kurtin shpifarak dhe zotohet se  do të japë llogari në gjykatë. Ja  ku e ke padinë. S’të mjaftuan dështimet në shumësinë e roleve tua si mohues i shtetit tënd, prishës i rendit, qetësisë dhe sigurisë, gurëhedhës, gaz-hedhës, mollotov-hedhës, zolla-hedhës, sulmues i policëve, indoktrinues i rrezikshëm, parashpëlarës, përçarës, nxitës i vëllavrasjeve dhe vetëvrasjeve, kështu që tash ke marrë një rol të ri, atë të shpifarakut. Të uroj sukses edhe në këtë mision të dështuar! Para se të njoftohesh me padinë, kuptoje nocionin nga i cili të rrjedhë ajo”, ka shkruar Stavileci.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …