Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Pamëshira e një dëbimi të drejtë

Qeveria e re po vjen edhe për ta çuar vendin në zgjedhje, dhe pse akoma nuk shihet qartë në horizont koha kur. Pavarësisht, sado të zgjasë mandati i qeverisë në ardhje, ajo edhe përkundër të ligjshmes (sepse do pushoj në të drejtën ligjore të votëbesimit, të paktën 61 vota), në syrin qytetar do trajtohet legjitimitet i munguar. Qëndrimi larg këtyre zhvillimeve i PDK-së e bënë korpusin opozitar LVV-PDK të jetë më me peshë në syrin e qytetarëve se sa kjo ardhje e pozitës së re, edhe pse legjimiteti qeverisës pushon në numra dhe ajo duket so do t’i ketë të mjaftueshëm.

Pra efekti i zgjedhjeve të 6 tetorit tashmë është kontaminuar dhe këtë teren e pastron vetëm një proces i ri elektoral! Në vjeshtë, pas një viti apo në fund të këtij mandati elektoral, një ditë do vie ora ora e spreovës edhe pse tashmë skadenca ndjehet në ajër.

Qeveria që po ikën, pas gjithë asaj që ndodhi, mund të quhet qeveri e pastër e Vetvendosjes. Ajo, për kohën e pakt që pati, vërtetoi se nuk dinte të drejtonte institucionet. Kishte etje të pushtetonte sipas mënyrës së vet, jo brenda ligjeve, jo me arsye, por me populizëm dhe duke bërë ku e ku të kundërtat e asaj që kishin bërë pararendësit. Ajo kudo ku vuri dorë, në koalicion a në pushtet, në menaxhim të brendshëm a në mardhënjet ndërkombëtare, bëri shkelje, rezultoi faje!

Këtë bëri, për këtë po paguan!

 

Në mungesë të një këshillimi të mirë apo të veshit të munguar të liderit për të dëgjuar, sikur është në zakonin e gjithë praktikave tona partiake, ajo u shpërfaq si më keq . Gjithçka që na shiti Albinizmi në këto 15 vite para-ardhjeje në pushtet ra si një kullë prej letre. Thjeshtë: mashtrim, ego faj. Ajo fluskë sapuni nuk qëndroi më shumë se disa ditë edhe pse ishte gatuar për 15 vjet. Bloza që la pas: antiamerikanizmi, lëshimet për Serbinë dhe njollosja e luftës sonë të drejtë me focus UÇK-në nga zyra kryeministrore nuk pastrohet lehtë!

 Me këtë humbje të madhe të atuve, meqë braktisi të gjitha parimet e saj të deklamuara me zhurmë e me forcë gjithë këto vite duke e ofruar veten për të paepurin e kauzave dhe ortodoksin e parimeve, Vetvendosja ka mbetur pa u dekompozuar edhe në dy asetet ku mund të varet, edhe pse në fije peri.

Protestat që po duken në sfond ajo sikur ka të ngjarë po i ngjizë të jenë të dhunshme, ky gabim nuk do duhej të ndodhte.

Vetëvendosja duhet të mësoj: arma e parë që përdori Rugovizmi kundër çlirimtarëve ishte akuza: ata janë të dhunshëm, ata e djegun shtetin, ata e përmbysin shoqërinë, ndaj duhet të kihet kujdesë me ta, ne duhet ta ruajmë shtetin!- godista ai UÇK-në. Këtë mjet të provuar tashmë, mund ta ketë nesër në ngarkesë LVV-ja. Ajo nuk do duhej ta ndihmonte fajësimin, meqë ka bërë mjaftueshëm në të shkuarën që dhuna të mos i konsiderohet damkë e mveshur.

 Të gjithëve na kujtohet rezultati i zgjedhjeve të para elektorale dhe debakli që pësoi krahu i luftës. Atë debakël nga damka që ua veshën po e vuajnë edhe sot, veç se vetes së tyre ia kanë shtuar edhe gabimet e rënda që bënë me kapjet e institucioneve dhe shtetit.

E vetmja fushë e artë ku Vetvendosja e ka akoma topin në lojë është korrupsioni, pasi ajo nuk është provuar më parë në qeverisjen qendrore (edhe pse në atë lokale të Prizrenit është për faqe të zezë). Me ardhjen e qeverisë së re do filloi zhbirimi me gjahun e shtrigave, dhe po u gjetën sado pak shembuj të keqpërdorimit edhe kjo atu do i shqitet nga dora, sikur ka ndodhur me kapjen e institucioneve që çon në kapje shteti.

LVV-ja, edhe pse në pak kohë, është treguar e zellshme në kapjen e institucioneve prej ku kapi shtetin dhe shkeli edhe kushtetutën. Ajo së pari kapi qeverinë me mbivendosjen me votë, kur ia mori ministrinë e brendshme partnerit LDK-së, pastaj filloj gjahun e kapjes së ndërmarrjeve publike me bordet. Kjo mjafton e tepron për të kuptuar se ajo është fashiste në verpimin e saj kapës të shtetit për pushtetimin. Po kaq i duhet, vetëm disa veprime të dokumentuara, për t’I vënë asaj damkën njëjtësuese me tjerët edhe për korrupsionin. Koha e pandemisë ka prodhuar një perde të hollë edhe pse zhurma e rrezikut ka pretenduar ta trashë atë sa të mos vërehet menagjimi me buxhetin. Meqenëse ajo ka prodhuar kaq shumë gabime në kaq pak kohë, deri edhe në skelje kushtetuese, pritet të ketë prodhuar gabime edhe në tenderomaninë, këtë sëmundjen tonë ku po lëngon shteti ynë që nga lindja e tij!

Vetvendosja tashmë është realitet funksional dhe nuk do zhbëhet. Ajo do jetoj me ne dhe do ndryshoj dita ditës. Do mësoj se Kosova është sot një realitet i mardhënjeve ndërkombëtare dhe kështu do jetë deri në ditën kur t’i bashkohemi Shqipërisë.

Ndryshimin LVV-ja e ka kuptuar dhe e ka shfaqur keq. Ajo është pritur të ndryshoi çasjen ndaj shtetit dhe shoqërisë me shëndrrimin nga populizëm në diciplinë rregullash. Ajo është mbështetur nga elektorati për ta mbajtur fjalën për përmbajtjen e saj, asaj që ajo e ka proklamuar që në ardhjen e vet, pra parimeve të deklaruara. Por, ajo për fatin tonë të keq ka braktisur parimet dhe ka mbajtur të pandryshuar mendësinë e funksionimit. Ky funksionim populist si mbivendosje edhe kushtetuese, e të çdo verpimi në sistem, e bënë atë të veçantë në sjellje dhe na e shfaq si barbari të papranueshme vullnetin e liderit mbi rregullat për t’u krahasuar me marrëveshjen tonë shoqërore kushtetutën.

Lideri HYJNI, në pranueshmëri organizative është mendësi e turmave. Këtë moçal Vetvendosja do ta braktisë heret a vonë, për t’i hapur rrugë strukturimit funksional që do ta bënte konsistetnte në qëndrueshmëri parimesh dhe përfaqësuese në diciplinë rregullash!

E mira e madhe e qeverisë në ardhje është diciplimi i dhunshëm që po ia bëjnë Vetvendosjes dhe shtyrja e saj drejt maturimit shumë të nevojshëm për të. Të maturuarit është gjuha që po ia mësojnë veçanarisht Albinit për ta liruar Vetvendosjen nga Albinizmi. Këtë ndihmë nga jashtë që po ia bënë spektri politik Vetvendosjes, duke e përzënë nga pushteti, uroj ta realizoj ajo brenda saj! Ndryshe, ajo do vegjetoi në errësirë skuta dogmash zhabash e babash pa masë mbështetëse! Aleatë të vetes së tillë armiqësore do ketë mjaftueshëm, PDK-në të parën!

Pamëshira e dëbimit nga pushteti që po ia bën Vetvendosjes spektri politik është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet partneritit dhe pushtetit të besueshëm të së nesërmës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …