leoni

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë vizitës në Kamenicë tha se Kuvendi duhet ta miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë vizitës në Kamenicë tha se Kuvendi duhet ta miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës, për të parë nga afër punën e institucioneve lokale në përballje me pandeminë covid-19.

Kreu i PDK-së takoi Kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, nga i cili u informua për sfidat që ka pushteti lokal në përballje me pandeminë dhe pasojat të cilat kanë nisur të vërehen në sektorin privat.

Kryetari i PDK-së tha gjatë takimit me kreun e komunës se pakoja emergjente është e domosdoshme për rimëkëmbjen e ekonomisë.  Sipas tij, pakoja e prezantuar nga PDK-ja që ndodhet në procedura parlamentare do t’i ndihmojë familjet dhe komunat e Kosovës.

Ai tha se vendi nuk guxon të dështojë e as të shkojë drejt kolapsit pas pandemisë, por duhet që të merren masa urgjente nga institucionet.

“Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është e domosdoshme dhe u ndihmon drejtpërdrejtë familjeve që kanë vështirësi sociale. Ju ndihmon drejtpërdrejt komunave dhe kryetarëve të komunave. Pakoja u ndihmon bizneseve që të rifillojnë aktivitetet e tyre të ndërmarrësisë, iu ndihmon 280 mijë familjeve të sektorit privat, por edhe fermerëve dhe gjithë komunave. Ne nuk guxojmë të dështojmë nga pandemia dhe duhet të marrim masa që ta tejkalojmë këtë dhe asnjëherë të mos shkojmë në kolaps”, tha Veseli.

Kryetari Kastrati i ftoi institucionet dhe qytetarët që t’i respektojnë masat e marra nga Qeveria. Kastrati tha se është nevoja të lirohet ekonomia.

 

“Ne sot patëm kënaqësi ta presim kryetarin Veseli i cili ishte i interesuar të dëgjoj prej meje dhe për komunat në përgjithësi për nevojat dhe për përballimin e pandemisë dhe gjithashtu diskutuam edhe për pakon emergjente që e kanë propozuar këta. Unë uroj e shpresoj duke i ftuar institucionet dhe qytetarët po ashtu që t’i respektojmë masat e duhura dhe kemi nevojë shumë që të lirohet ekonomia dhe në veçanti komunat si Kamenica ku ekziston vetëm prej remitencave dhe është një prej sfidave dhe prej halleve në vazhdim”, tha Kastrati.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli se bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës kanë vizituar edhe Qendrën e  Zjarrfikësve të Komunës së Kamenicës.  Veseli i falënderoi zjarrëfikësit për punën e pandëprerë gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Gjatë vizitës në Kamenicë, kreu i PDK-së ka vizituar edhe ndërmarrësin Granit Berisha në fshatin Koretin të kësaj komune që kultivon bimë dekorative.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …