leoni

Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Poshtë horrat!

A mjafton Minishengeni për t’u tradhëtuar, për t’u blerë e shitur: Shqipëria dhe shqiptarët, Serbia dhe Serbët, Malazezët dhe Maqedonasit? Që në krye të herës them jo.

Debati që ka përfshirë makutërinë miope të politikbërjes sonë, ka nxitur një shpërthim deri në neveri të kujdestarit të së keqes së popujve, nacionalizmës folklorike. Asaj baze prej ku ngriten të gjitha fatkeqësitë e popujve. Asaj baze, së cilës u ngritën fazhizmat e së shkuarës, të cilët populli ynë i vuajti në lëkurë dhe nga ta si të fundit shpërfaqje ndër ne; fazhizmin serb me bajonetat e tij. Kjo frikë e stisur në eterin e qiellit tonë dhe të emëruar si “Tradhëti e Edi Ramës” nuk është gjë tjetër veçse vallja lanete e horrave  prej ku edhe një minibombë demografike do helmatosë shumë treva për t’u zbrazur e për t’u rrënuar më keqas se sa vet termeti që na tundi këto ditë! Ashtu sikur po i shërbehet nga ky Horrizëm armikut, bombës demografike do ia njohim edhe shijen edhe dhimbjen.

Demonët që sot po vizatohen me lapsin e mjerimit të nesërm nuk janë tjetër vetëm se fashizmat në kujdestarinë e ëndrrave të përkundura nëpër bajoneta krimi, skelete të teatrit fantazma. Për çka ne vetmbetemi të dënuar ta shohim çdo akt të tij me sytë e dhimbjes

Këta demonë, kameleonë të një teatri me skenë të bollshme e shumë akte dhimbjesh, mësim historie deri në lemeri,  sikur mbeten dhuarata e këtij viti të ri dhe një epoke që po lëmë nëpër aq kujtesë e pritje nga vendet tona për mirkuptim paqe dhe integrim, pa të cilat vetëm migrime do ketë.

Le të telegrafojmë mendjen nëpër kohën e këtyre viteve, qoftë edhe vetëm për një gjë; të mund t’i themi mjaft horrizmit!

Sikur e dimë, Kosova është ploja e madhe për të cilën lëvizi vet historia e re e globit. Fatkeqësia e saj pati për lajmëtar mëngjezi gjenocidin serb që kishte lindur tashmë në Vukovar e Srebenicë, në çmenditë ku bota pa të thereshin masovikisht popujt Kroat e Boshnjak. Ky telall historik, që ngriti në alarm një botë të tërë, për të përballuar këtë gjenocid serb (të lindur nëpër projekte politke), thirri dhe angazhoi botën e lirë për ta ndihmuar Kosovën që tashmë e kishte trupin e shtrirë nëpër teha thikash. Kudo Luftë, kudo masakra dhe ndërgjegja e botës reagoi. Të bërit palë të saj me të drejtën tonë për liri edhe e solli çlirimin tonë!

Ne sot jemi të lirë!

Politika jonë, sikur edhe në të shkuarën, ka hargjuar shumë energji që deformitetet e veta të na i bëjë militantizëm funskional për fitoren e klasës dhe përkatësisë. Brenda asaj gatese e ka thurur rrethin makut, ku na ka yshtur e na ka privuar mundësive për të parë përtej gjendjes që ajo na ka imponunar!

Ata janë të gjithë padallim dhe ne jemi të gjithë padallim, gabimtarë!

Ata (LDK) që nuk mundën ta kapërcenin rubikonin për bashkëpunimin ndërshqiptar në Kosovë, duke mos iu bashkuar Qeverisë së Përkohshme të dalë nga Rambujeja e modifikuar mbase nga lufta, na krijuan fatkeqësinë e quajtur Organe të përkohshme! Po ata dhe Presidenti i tyre z.Rugova (të cilin më vonë na e dhanë edhe ne të tërëve, President të shetit të ri të Kosovës edhe pse të pashpallur), mundën mëpastaj për hir të pushtetit të tyre të bashkëpqeverisnin me PDK-në, dhe jo vetëm me të, por edhe me ngrehinat politike serbe që për atë kohë ishte më shumë se vet rënja e qiellit mbi kokë. Horrizmi filloi të shetitej pa brina nëpër moralin e përlloqur të shtresave që po i ulte brekët para grykësisë dhe ndërkombëtarëve.

Nëpër zhvillime të tilla, Horrizmi ia solli po atij Presidenti të zgjedhte nga Lufta, dhe ai zgjodhi z. Haradinaj për Kryeministër dhe AAK-në e tij të re për Koalicionin e radhës poashtu të biberosur me serbët dhe komunitetet tjera. Derisa Horrizmi po i këtij bashkëpunimi po ushqehej prapa perdeve me armiqësi të ndërsjellë edhe vrastare, sepse, njerëzit që vriteshin shpejtohej të visheshin me petkun e vrasjeve politike për ta siguruar jetëgjatësinë e urrejtjes e cila ishte garanca e mbajtjes në pushtet dhe e shansave të përsëritura,

Tirana zyrtare tashmë kishte kaluar rubikonin dhe ishte bërë recidive në Horrizmin e saj andej e këndej dhe etiketa tradhëti  vetprodhohej në gojën e secilit.

Nuk ishte shumë larg atyre zhvillimeve kur Ilir Meta kishte zbritur në Beograd. Pas Sali Berishës (këtij kontaktuesi të fshehtë të Millosheviqit e Bullatoviqit), Fatos Nanos (së Kretës zyrtare të vitit 1997 me Millosheviqin), Ilir Meta u bë tradhëtari i radhës me vizitën e tij në Beograd të vitit -2002. Horrizmi tashmë nga goja e Sali Berishës zbriti në korin e pafund të qyqeve popullit tonë në të dy Anët e Drinit.

Koha solli vende të rezervuara në kuvendin e Kosovës dhe domosdoshmëri bashkëjetese institucionale mes të gjithëve, por Horrizmi nuk pushoj së qeni kafshata e dëshiruar në gojën e mendjeve të shthurura. Kushdo aktor në skenë kishte kasnecët e vet dhe mbante gjallë rrëfimin se kundërshtari i tij edhe pse në bashkëqeverisje punonte me armikun. Kjo bëri që qeveritë tona të mos ia arrinin asnjëherë fundit të mandatit. Të tillë Horra e Horrizma është vështirë t’i kuptoj mendja e shëndoshë. Duhet të jesh mendje e sëmurë për ta kapur detyrën që ta shtron Horrizmi.

Proceset nuk rreshtin as edhe kujdestaria e Horrave ndaj kemi tradhëtarë e bajloza, heroj e mullinj të erës, por më së shumti nga kjo prodhohet mjerim!

Ridimenzionimi i herojve pushtetar nuk ka rreshtur asnjëherë dhe ndoshta me një studim të mirëfilltë Horrizmi do na dilte paterica e vetme e suksesit në këtë!

U dhanë territore dhe u eklipsuan kundërshtitë nëpër përplasje politike të rreme, sepse të gjithë e dinin, por shtynin masat me shpresa deri në lodhje dhe për fund qytetari mbetet qytetar dhe humbet nga sheti e shtetet. U bënë Enklava dhe ato përfunduan në komuna. U shpall segregacioni dhe ndërkombëtarët e vlerave civilizuese dhe gllabëruesit e gjithçkafes së jetës sonë të së nesërmes tallen me panatyrshmërinë e tyre vepruese; segmete të tëra segregacioniste të shoqërisë.

Drejtuesit e vendit dhe subjekteve koketuan me cilin do. Na kujtohen egzemplarët e fytyrave të tyre: Isa Mustafa me djalin e mikut të tij Jabllanoviq, KAN-i i Albin Kurtit me Rikallon, Hashimi dhe Veselinoviqi, ju kujtohet djali foshnje i Petrit Selimit në krahët e Ivica Daciçit, Radojçiqi që mbet një top që sa hudhej në tavolina me Ramushin nga Hashimi e sa ndodhej në Presidencë te Hashimi ku e kishte takuar Ramushi. Batanija e Albin Kurtit dhe rrëfimet bajate të cilat tashmë edhe pse ballë dimri nuk i han as lopa. Me dhjetra marrëveshje me Serbinë pa çarë trapin as për kuvendin as për kushtetutën. Takime pafund të hapura e të fshehta me Daciça e Vuçiça, me Stefanoviqa e Gjuriqa. Ndeja pafund, derisa i erdhi radha edhe eksponentëve të VV-së si puna e Sveçlës të kapet për t’u kaluar nëpër gijotinë mediale, ku Albini imitonte Rugovën e nivelizimit me Milutinoviqin, duke u nivelizuar me Gjuriqin në takimet e Tiranës për të cilat pak pamë e fare nuk dimë.

Pra, të kësaj natyre janë gjithë Horrat dhe Horrizmat me të cilët është shërbyer e po shërbehet skena jonë në fyerje apo arsyetim të aq shumë zhvillimeve.

Sot është në fokus të Horrizmit e horrave për Minishengenin, Edi Rama, kryeministri i shqiptarëve edhe pse edhe pas kaq të bëmave ku cytja e masave ka gjetur strehen e Horrave Kosova e Shqipëria as u shitën as u blenë, sikur nuk u shitën as u blenë as vendet tjera.

Kur dëgjojmë kaq shumë zhurmë për asgjë në funksion të të përdorurit të momentit dhe të masave nuk mundemi të mos pyetemi: po a u gllabërua Franca nga madhështia e ekonomisë Gjermane meqë armiqësia e të shkuarës ishte apokaliptike, apo ndoshta duhet ta kthejmë kokën e të shohim a ka mbetur gjë nga Polonia, meqë Nazizmi e goditi si apetit të domosdoshëm. që atëherë dhe tani në të sjellurat e historisë integruese sikur paska gjetur thika prenë. Italia Fashiste mezi po pret ndoshta ta gllabëroj Shqipërinë, meqë fashizmi i pat mbetur në fyt dikur dhe ajo domosdo nuk do ketë harruar për sa ka patur në kokë e donte në trastë me 1939-ten. Ndoshta Merkel dhe Gjermania po tentojnë të na fusin në Minishengen, që të bëhemi kafshatë më e madhe, që të ngopet të paktën me një vakt ushqimi e tjerë gogolizma të pashoq e të pafund që po glacon kjo mendja jonë kujdestare në shërbim të kastës pa çarë kokën se po ia hapim varrin vetes.

Çuditem me Presidentin Thaqi sa patriot u bë këto ditë duke mos shkuar në në takimin e Tiranës! Po, a nuk ishte po ky Vuçiq që glorifikoi në Ujman para gjithë botës Millosheviqin Kasapin e Ballkanit dhe urdhërvrasësin tonë masiv, me të cilin nuk e pati problem të takohej e të marrëveshte sa e sa çështje duke shkuar aq larg sa edhe territoret t’i bënin objekte temash në ardhje, apo ndoshta tashmë edhe çështje të së shkuarës së marrëveshur?

Pra moshkuarja e Presidentit Thaqi në Durrës për Minishengenin nuk mund të jetë më shumë se një prodhim Horrizmi, kur dimë se ai ishte i përfshirë në Procesin e Berlinit prej ku edhe e ka burimin real Minishengeni i kësillojshëm për katër shërbimet e lirive: Lëvizja e Njerëzve,  Kapitaleve,mallrave dhe shërbimeve!

Mos shkuarjen e Kryeministrit Haradinaj duhet ta kuptojmë, sepse ai edhe është idntiteti real i Kosovës për taksën dhe Taksa ka akoma për të dhënë e determinuar në mardhënjet tona me Serbinë. Por, mos shkuarjen e Presidentit Thaqi, qoftë edhe vetëm për t’u shprehur ashtu sikur bëri Presidenti Gjukanoviq e kam të vështirë ta kuptoj dhe më së paku kur dimë se ai (Presidenti Thaqi), nuk e ka patur problem të takohej e të marrëveshte me Vuçiqin bash shumëçka, ndoshta edhe për territoret!

Nevoja për të kalkuluar edhe në këso rastesh kur fatet e vendit mund të vëhen në vështirësi na thotë se politika jonë jo vetëm se nuk ka këmbë por nuk ka as shpirt, kokë jo se jo.

Minishengeni nuk e minimizon çështjen e Kosovës as në raport me Serbinë për sa i takon pranueshmërisë së ndërsjellë, përkundrazi ai nxjerr në pah pashmangshmërinë e njohjes së Kosovës nga Serbia meqë moskrijimi i realiteteve për funskionimin e Kosovës shtet brenda këtyre raporteve minishengeniane nuk do ketë mundësi të lëvizin as njerëzit, as mallrat, as kapitalet dhe as shërbimet!

Psh Mallrat për Shtetin e Kosovës në kufijtë e jashtëm të Serbisë do duhej të pranoheshin për Shtetin e Kosovës edhe në komunikimin ndërkombëtar të këtyre kufiijve të saj. Nëse Serbia nuk do e realizonte të tillë këtë veprim ajo do nënshkruante me dorën e saj fundin e Minishengenit. Si kjo do kishte sfida të të gjitha natyrave. Shërbimet Serbia do duhej ti bënte për shtetin e Kosovës sikur sdhe shtetet tjera për Serbinë. Natyra e funksionimit të Minishengenit determinon njohjen edhe formale të shteteve ndërsjelltas. Pjesmarrja në tavolinë nuk obligon nënshtrim dhe humbje. Ajo nënkupton shtrim të instreseva për tu njohur nga tjerët, pastaj tavolina tregon deri ku arrihet të ecet apo për çka pushohet pjesmarrja! Ashtu sikur shkohet nga tereni në tavolinë, shkohet edhe nga tavolina në teren, ndaj nuk duhet patur frikë.

Minishengeni është një çështje që i takon së ardhmes dhe a do bëhet Minishengen apo integrim direkt europian kjo sot nuk ka qartësi as procesi as kohe. E rëndësishme është si ti prishim strehat e Horrave në politikën tonë dhe veçanarisht ato që ndikojnë në sjelljen e përfaqësuesve tonë shtetëror!

Të zgjedhurit tanë duhet të kenë kapacitete drejtuese dhe të përballojnë sfidat. Këto pragje, të cilat vet po i a vëjmë vetes shkarpa nën rrotë, nuk janë gjë më të mira se sa goditjet e Serbisë të cilat nuk po rreshtin të na vinë. Izolimi është lufta që sot Serbia mund ta fitoj ndaj nesh dhe përfaqësuesit tonë nuk është dashur as duhet t’ia japin asaj këtë fitore!

Kosova është realitet i së drejtës ndërkombëtare e konfirmuar tashmë edhe me të shprehurën e gjykatës ndërkombëtare dhe nuk kemi pse thërrasim gogolët sa herë na e do hesapi elektoral. Nëse Radojçiqi si shprehja e fundit e vetrealizimit pushtetor të këtyre të fshehtave politike të politikanëve tonë ka qenë realiteti politkbërës në Kosovë i Vuçiqit, atëherë cili është morali që po na shitet nëpër shtrehen e Horrave, nacionalizmin e stisur dhe patriotizmën e mashtruar.

Dimenzionin e dhomave të specializuara, të gjykatës së Hagës sikur edhe rrezikun e të kuptuarit elektoral, në gjithë këtë shtysë bllokade rajonale duhet parë si shtylla të forta të mosveprimit i cili do na lë në harresë. Izolimi si shprehje e zhvillimeve të mundshme dhe mosfutja e rajonit në vektorët e trases integruese, paraqet rrezikun e përhershëm për të cilin mund të vonohen dhomat e specializuara. Këtë ndërlidhje të fatit personal nuk mund ta vuajmë të gjithë edhe pse Gjykata speciale është e keqja më e madhe që ia kanë shkaktuar vendit tonë pushtetarët e këqinj

Se deri ku e sa fyhemi ne nga pushtetarët tonë na e dha copë në dorë Presidenti Meta me takimin që bëria ai me Aleksin djalin e plakut Soros. E kemi krejt të freskët Mic-Sokolizmin e Metës nëpër Topa imagjinarë kundër tradhëtarit sorosist Edi Rama. Kur Presidenti donte ta bënte veten fli, meqë hiqej për Avni Rrustem, unë lutesha t’ia ndrronte zoti mendjen meqë ai si besimtar bektashian edhe mund të flijohej. Bektashizmi i tij po del që është një mashtrim në vete, një kapje pas mundësisë për tu dukur sikur koha. Shoqëritë në tranzicion ndërtojnë narrativa të tilla! Macja nuk do ketë harruar vesin e gjuajtjes së minjëve, as pushtetarët tanë kapjen, pushtetin!

Duhet të jesh horr i horrave ta marrësh secilën iniciativë me konspirativizëm pa parë mundësitë që ajo shpërfaqë e bartë në vete.  Rajoni dhe veçanarisht trojet e shqiptarëve, më tepër se cilin do amrik sot kanë izolimin, këtë bombë demografike që ka pllakosur trevat tona. Këta Horra që zhurmojnë secili me krrakamën e vet duke mos dashur as provuar të njohin brendinë e asaj që prodhojnë iniciativat kur kemi të bëjmë me vënjen e Serbisë para realiteteve se njohja e Kosovës edhe përbënë kalueshmërinë apo moskalueshmërinë e projektit integrues, Minishengen apo integrim direkt të rajonit në BE! Kjo frikë e stisur në eterin e qiellit tonë dhe të emëruar si “Tradhëti e Edi Ramës” nuk është gjë tjetër veçse vallja lanete e horrave  prej ku edhe një minibombë demografike do helmatosë shumë treva për t’u zbrazur e për t’u rrënuar më keqas se sa vet termeti që na tundi këto ditë!

Ashtu sikur po i shërbehet nga ky Horrizëm armikut, bombës demografike do ia njohim edhe shijen edhe dhimbjen.

Na mbetet të themi një zëri: POSHTË HORRAT!

Kontrolloni gjithashtu

Adil Fetahu

Adil Fetahu: SISTEMI DHE INSTITCIONET E DREJTËSISË ISLAME (SHERIATIT)

‘’Më e vlefshme është një ditë drejtësi, sesa gjashtëdhjetë vjet adhurim” E drejta është shprehje …