Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: PSE-të e rrëzimit të Qeverisë Hoti

Se kemi hyrë në krizë të thellë të të bërit politikë nga subjektet tona, duhet ta kishim kuptuar që kur PAN-I qe mobilizuar ta merrte pushtetin me koalicionin e orës së fundit të 2017-tës, të kumbaruar ndoku në Tiranë, ndoshta edhe të kërkuar përtej vetëm dëshirës së mirë vëllazërore. Jo pse para asaj kohe ne kishim ku e di se çfarë politikëbërjeje, por se deri atëherë paszgjedhjet gjenin një formulë qeverisëse dhe gjithçka binte në rutinën e të bërit të mandatit.

Rrëzimi i Isa Mustafës nga PDK-ja e kishte zhbërë edhe mirëkuptimin e fundit të cilësdo pasgarë elektorale, pasi LDK ishte përdorur nga të dy partitë e krahut të luftës që nga pas lufta si një partner kujdestar. Siguria e tyre, se LDK-në e kishin aty të gatshme për partner sa here e cilit do t’u duhej, i kishte çuar PDK-në dhe AAK-në në një luftë të hapur dhe në një mosdurueshmëri liderësh (kjo prodhoi fatin e mbijetesës deri në stabilizim të AAK-së).

Gjuha e përdorur e Haradinajt në atë kohë kundër Isa Mustafës krahas asaj të PDK-së dhe përdorja e NISMË-s për ta rrëzuar Isa Mustafën e kishin bërë skenën detyrimisht të imponueshme, meqë LVV u soll nihiliste në tendencën për ta gjetur një formulë përbashkuese LVV-AAK-NISMA. Ndaj. edhe qe imponuar që zgjedhjet e 2017-tës ta gjenin një formulë, dhe ajo erdhi sikur vështirë do të besohej se mund të vinte ndonjë herë. Liderët e tri partive të PAN-it kishin jo vetëm mos durim, por për sa shpreheshin ku publikisht e ku më shumë i ndeznin koluaret, kishin edhe një urrjetje e armiqësi deri edhe të fajshme kundër njëri tjetrit.

Kjo degdisje e gjithë spektrit ishte vet momenti që do të na rrëfente se Kosovës për një kohë do t’I mungonte kapaciteti politikbërës si menaxhim vetanak i proceseve elektorale. Po aq sa rënja e qeverisë Mustafa edhe qeveria Haradinaj u dorëheq pas një situate të krijuar si mosfunksionim apo goditje brenda koalicionit.

Si PSE e parë e këtij mandati elektoral na vie imponimi që solli rreshtimi i papajtueshëm LVV-LDK, i cili edhe prodhoi këtë rrjedhë sorollatjeje të politikës për hise kulaqi, sikur po e shohin pushtetin aktorët aktual. Asnjëherë Kosova nuk ka prodhuar qeveri më të ç’orientuar e krejt të pakuptimtë. Në qeverinë aktuale qytetari nuk lexon pushtetbërje, nuk prekë efekte qeverisëse dhe nuk ushqen fare besim. Butaforia pushtetuese e kësaj qeverie e ka vënë në mosbesim edhe votuesin e vet sado të fandakosur ta ketë pasur.

Si PSE e dytë është kaosi që ka krijuar menaxhimi i keq i pandemisë. Ky kapacitet i munguar ka bërë ta bëjë të paqenë në syrin e qytetarëve ministrin Zemaj. Kapacitet e vogla testuese dhe politikat e gabueshme menaxhuese të testimit kanë bërë që qytetarët të kërkojnë ku sytë këmbët për teste serologjike nëpër klinika private, të cilat janë kthyer në një epidemi të dytë akoma më të rëndë me histerinë që po shkakton frika e tyre me të cilën po i presin e përcjellin klientët e vjeljes së radhës xhepat e lodhur të qytetarëve.

Kjo histeri e ngritur ndoshta edhe artificialisht sa për të ngushëlluar çmimet e larta të testimeve, sikur po bëhet vjelja më e paskrupullt e xhepave të qytetarëve, po bëhet edhe frika e madhe për PSE-në e lnëjes në mëshirën e fatit dhe të kasapëve. Ky vërshim gjykimi se shoqëria është e lënë në fatine saj e ka bindur secilin që kjo qeveri nuk është e zonja ta menaxhoi situatën, dhe për më tepër, jo vetëm që nuk është vetëm e zonja, por ajo po bëhet e dëmshme me kaotizmin e saj menaxhues.

Si PSE e tretë është momneti kur Mali i Zi ka zgjedhur të godas në territoret që iu falen atij me marrëveshjen e demarkacionit edhe pse akoma Kosova dhe Mali i Zi nuk e kanë shënuar vijën kufitare, për çka egziston një marrëveshje kryetarësh të dy vendeve për korrigjiet në drejtimet Kullë dhe Qakorr. Karshi këtyre zhvillimeve Kosova rri si mumje dhe po e pranon fakt të kryer demarkimin meqë nuk po reagon fare në mbrojtje as të territorit e as të qytetarëve që po poshtërohen me dëbim.

Si PSE e katër është legjislatura aktuale injorante, e cila përballë zhvillimeve rri si një trupë marionetë që heshtë thua janë në fazën e mbajtjes së Dupçekut çek në Ukrainë nga rrëmbyesit Rus për ta bindur ta pranonte pushtimin e Çekosllavisë me veten pushtetar në kolaborim, apo në situatën e Ibrahim Rugovës kur e mori Millosheviqi dhe e shtyri ta nënshkruante bashkëdrejtimin e obllastit serb Kosovës në bashkëdrejtim me Millutinoviçin ku do të ishin gjashtë serb dhe gjashtë shqipfolës po aq serb.

Si PSE tjetër, numrave u del boja kur bëhen shumë, vie dialogu i përvetësuar nga kryeministri, të cilin në emër të një megallomanie po rrezikon ta shtyjë si teknik tamam sikur e dëshiron Serbia. Vonesa e tepruar, e cila do të shkaktohet nëpër elementët teknik nga tema në temë për t’u kthyer prap te pika zero, sikur shkuan gjithë vitet e kësaj dekade e jo vetëm, do ta shtynte bashkësinë europiane permes presionit të miqve të saj ta kalonin kushtin e pikës 35. Ky shërbim që po tentohet t’I bëhet integrimit të Serbisë permes do dromcave aspak të denja mund ta ketë brenda vetes edhe një rrezik që quhet Skënder Hyseni i emëruar kordinator për bisedime, i cili është edhe  nënshkruesi I faljes së 8200 hektarëve Malit të zi Qakorr-Kullën. Ky kordinator është i gatshëm të nënshkruaj falje territoresh e çka jo me një urdhër të thjeshtë pa çarë kokën fare për pasojat që shkakton.

PSE tjetër është pazari të cilit po i shihet tymi për karrigen e presidentit, për çka këtë aktualin edhe para se ta shtyente një akuzë e konfirmuar nga specialja të dorëhiqej, tashmë ujqërit e uritur për të kapur majën do ta sakrifikonin edhe me duart e veta vetëm e vetëm të uleshin atje ku hisja e kulaqit buxhet do u shkonte servirur. Thirrja që po i bëhet PDK-së, duke e sfiduar kinse për unitetin e nevojshëm, kësaj radhe nuk është më shumë se hile për ta siguruar përkrahjen e 24 votave të saj, 16 prej të cilave janë domosdo e bërjes së kuorumit për zgjedhjen e presidentit, meqë 30 votat e LVV-së përfshi Vjosa Osmanin dhe të paktën dy mbështetësve të saj Brenda LDK-së, nuk do ndihmonin edhe po të kandidohej nga qeveria për president vet Albin Kurti.

Sherri për presidentin i cili ka nisur nën e mbi tavolinat e koalicionit qeverisës ka filluar të nxjerr dhëmbët edhe për një sherr të hershëm për PSE-në e radhës.

Koha për konfirmimin e ndonjë akuze nga specialja sa nuk ka mbaruar (uroj të mos konfirmohen). Ndoshta, po bien ditët e fundit kur ne mund të kemi një tronditje të disa partive dhe të kualitetit të pushteteve të ardhshme pikërisht nga mundësia e konfirmimit të akuzave. Partitë që mund të goditen, tashmë e dinë se ajo që mund të ndodhë do të ndodhë po aq shumë për fajlin e LDK-së dëshmitare me fabrikimet e saj politike sa ndoshta Serbia nuk do të bënte dot gjë pa edhe këto fabrikime.

Edhe dëshmitarët e tjetërllojshëm, ata të cilët gjatë marrjes në pyetje me vetëdije apo pa të, po bëhen bashkëpuntorë dëshmitarë të speciales, të cilët mund ta kenë krijuar një pellg marrëzish, të cilat do ta afektojnë shoqërinë tonë për një kohë të gjatë.

Kjo formulë bashkëjetese, miqësish të stisura mbi armiqësitë për vdekje do ta kenë stacionin e fundit pikërisht në këtë përthyerje fatesh të disave. Kjo e vërtetë e madhe është dashur të përbotërohej me verpim energjik në pasluftëne ditëve të para kur do duhej të qartësohej se çfarë ishte kolaborimi, sabotimi i çlirimit dhe dezertimi! Gabimi që barazvlerësoi kolaborimin me luftën për liri, viktimat me dëshmorët e heronjtë dhe dezertimin me qëndresen çlirimtare deri në çlirimin e vendit na ka sjellur në situate ku sekush në llojin e vet të hynizohet të parët e klasës mbështetëse me çka tërësia populll është kthyer në masë fatkeqe. Ky hyjnizim edhe i koalborimit për konkurencë hiseje kulaqi pushtetor, nxiti pa vrarë kokën punën anti UÇK të nisur që herët gjatë pushtimit nga segmented e BIA-s serbe përmes kollonave brendashqiptare të regrutuara.

Një ndarje nga PSE-të e pafundme që nuk do t’I ndaleshin kësaj radhitjeje mund ta bëjë vetëm rrëzimi I kësaj qeverisjeje para zgjedhjes së presidentit të ri, para konfrmimit të mundshëm të akuzave, dhe para se të biem në kollapsin e jo funksionimit kur dime që Vjosa Osmani presidente me urrejtjen që ka akumuluar dhe pretendimin për t’u faktorizuar përmes zakonit të saj të kundërshtimit duke qëndruar në skenë për ta pritur rastin.

Këtë të keqe, të mbledhur në mozaik funksional nga interesat e individëve dhe grupeve pushtete, që na damkosi si shoqëri e mundësi është koha e fundit (me gjithë rreziqet që bartë koha) ta fundosim një here e mirë. Këtë e kemi rastin ta fillojmë me rrëzimin e kësaj qeverie që me të drejtë është quajtur edhe Qeveri Koti, e që në fakt më shumë u korrespondon të gjitha qeverisjeve të deritashme se sa vet kësaj.

Si rezume qytetare sot mbretëron bindja se shumë çka te ne në këto vite ka qenë simulim, sikur po bëhej nga të ndryshmit në rreshtim e pikëpamje por të njëjtë në uri për xhep e kapuç. Ky irritim e shgënjim qytetar sot ka prodhuar apati shoqërore e cila është më e rrezikshme se sa vet anarkia shpërthyese e cila do nxiste qëndresën luftë për të fituar mbi të keqen, sepse kjo po prodhon ikje massive të populates.

Rrëzimi i kësaj qeverie do të niste ciklin e ri politikbërës të Kosovës, i cili do të ishte krejt ndryshe dhe do të mund ta ndalte trendin e braktisjes qytetare nga kjo apati.

Nga kjo ku kemi rënë po mësojmë të gjithë, edhe pse nuk po flitet e pranohet publikisht. Vijat e kuqe më nuk janë opcion i askujt ashtu sikur nuk janë as edhe skajshmëritë, të cilat edhe nëse vazhdojnë të egzistojnë në kokat e disave si koncepte të aspiruara apo të mykura, do të bien bashkë me rezultatin e munguar elektoral që kushdo mund ta ketë menduar si prurje vërshimesh në kopshtin e tij.

Fillim vjeshta do të ishte këmba e mbarë e Kosovës në epokën e re me mendësinë e re e cila ka zënë e po shihet opcion në të gjitha partite tona. Ky mësim, të cilin vështirë se do ta harrojmë për të keqen që na solli, duhet të na shërbei për të mos e çuar Kosovën në fatin e Komunës së Parisit, atje ku dështoi një shekull përpjekjeje franceze dhe shpresa e shumë popujve. Ne duhet të kuptojmë se në këto dy dekada kemi marrur të gjithë pjalmin që bota mori nga ajo ngjarje njëqind vjeçare: atë mësimin se kështu sikur u përdor Kosova dhe sikur u cfilit ajo ishte keq, por edhe mirë nuk do e bëjmë derisa nuk vjen mendësia e re ku mbretëron shteti ligjor dhe ai i së drejtës.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …