Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Zgjedhjet të cilave u munguan guximtarët

Parakoha koalicioniste u rëndua me aderime e ndërrime taborësh! Gjithçka që bënte përformancën e cilës do parti nuk ia arriti të dilte nga një garë prezentuese të rinjësh a personalitetesh, ndrrime taborresh e çka jo të kësaj fushe! E vobektë mbeti edhe kësaj radhe materja konkuruese mes subjekteve! Koha vërtetë është e shkurtër, por edhe përkushtimi duket në mungesë totale! Asnjë subjekt nuk do ia arrijë të kaloj limitet e slloganeve pararendëse të fushatë!

Kjo skenë kaq komike mbeti edhe pa herojtë e nevojshëm! LVV e cila bëri aq bujë me zhurmën e saj për përafrimin me LDK-në nuk bëri më shumë se sa ta përsëriste veten e saj! Kjo përsëritje mund dhe ka rrezik ta shpie LVV-në në tkurrje e mosbesim! Në mungesë të shpatullave drejtuese ajo po mjafohet t‘i shkoi prapa ëndrrës së liderit. Ajo ëndërr s’ ka se si dekodohet ndryshe veçse i pari është pushteti dhe pa të nuk ia vlen asgjë! Kështu sikur ata po i shkojnë gabimit të përsëritur: Mesia nuk do vie ndonjëherë në fron! Albini nuk guxoi, LVV u rreshtua me frikën e tij dhe Kosova mbeti pa një qartësi të cilën mund ta kishte që në fillin e këtij procesi.

Albini mbetet gjella e paprovuar e publikut në sortimentin e kuzhinës sonë tashmë në kundërmim total, meqë LVV edhe kësaj radhe mori veçse vulen “për liderin“! Ndoshta ardhja e tij do bënte që politika të merrte kahe tjetër më realiste dhe më shprehëse! Kjo “ndoshta“ është pritja e tashmë dy palë zgjedhjeve të lëna nga LVV pa kontributin me të cilin qartësia e kapaciteteve ndryshuese përmes zhvillimeve të brendshme do i sqaronte kapacitetet tona për ndryshim! Ky faj i LVV-së ka impakt shoqërorë dhe ia merr energjitë lindjeve të reja në skenën tonë!

Padyshim se koalicioni LDK-LVV do delte koalicion i parë, por për ta bërë pushtetin do i duheshin tjerë dhe  nënegociata  të tjera të dy partitë mund të detyroheshin ta humbnin poziten e kryeministrit dhe si nazegjinjë që u treguan do ta çonin rishtazi vendin në një cikël zgjedhjesh. LDK duket se ka mbetur në udhëkryqin e madh: meraku i një divorci të pishmanisur me PDK-në mbetet pengu i rrymës që i veshet z.Haziri, ndryshe nuk do i rrekej me kaq mjeshtri dështimit të koalicionit të mundshëm me LVV, zgjedhja tjetër e rebusit të ketij udhëkryqi të saj mund ta dëshiroi koalicionin me AAK-PSD-në dhe NISMA-AKR-PD si rrugë me më pak të panjohura për qeverisje “gjithëkush përgjegjësi! Kjo e dyta ka më shumë natyrë LDK-iste, as mish as peshk.

Por, a do t‘i fitoi ajo zgjedhjet që të mund ta realizoj këtë ëndërr?

E vështirë për t‘u besuar! Dikush e tha se LDK është nisur në rrugë humbëse prej kohësh!

Tani më ajo nuk kthehet dot prapa. Sido që të vejnë zgjedhjet ajo nuk do mund të ketë peshën që do merrte me një marreveshje gjentëllmene me LVV!

Dallimi mes Kurtit dhe Haradinajt është se i pari vuan nga utopia dhe ka nevojë të dëshmohet, derisa i dyti me pragmatizmin tashmë të hedhur në skenë ka nevojë të realizohet!

Ramushi mbetet qeverisje funksionale por me minutazhin e tij derisa Albini parë në papërvojën e tij, do mbetej një partnerë në kërkim të vazhdueshëm ku harmonizimi do mbetej koha e madhe e koalicionit!

Atë që kërkon LDK rri vjerrur vetëm në duart e Kadri Veselit ku kryeministri do bëhej qartësi rreshtimi edhe në LDK.

Koalicioni AAK-PSD duket të ketë qenë me fat pas dështimit të koalicionit LDK-LVV. Me rritjen që ka pësuar AAK-ja e mbështetur nga PSD-ja duket se i ka të gjitha gjasat që të kap kreun e listës!

AAK-PSD me NISMËN, AKR-në dhe PD-në, përfundimisht do na rrëfente gjithë të panjohurat që tashmë mbetën nëpër këmbët e Kosovës!

PDK pati kurajon ta përballoi atë që gatoi për dy dekada rresht! Askush në skenën politike nuk dëshiron jo vetëm të bashkëpunoj me të, por as edhe të identifikohet! Kjo i jep shumë energji të re e mobilizim asaj dhe për koinçidencë mund edhe të vie si befasia e radhës! Kjo befasi e mundshme do më shumë vëmendje nga gjithë aktorët relevant.

NISMA dukej të ishte e bekuara e zgjedhjeve! Ajo me reshtimin e saj kishte të hapura të gjitha shtigjet. Ajo gaboi po aq sa gabuan LVV dhe LDK.

Kohët do na tregojnë përmasën e gabimit të tyre! Mosvënja e interesave të vendit para atyre partiake e grupore do duhej të kishte impakt edhe në votën e sovranit. Ajo kishte shumë vendimarrje në përcaktimin e paszgjedhjeve! Politika do më shumë zhdërvjelltësi! Në vështrimin tim asaj i mungoi guximi, mdoshta qartësia!

Koalicioni AAK-PSD dhe Partia demokratike e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë ta paraqesin veten e tyre para elektoratit si vetja reale! Tjerët kalkuluan dhe ka rrezik të bien në në sfida paszgjedhore!

A na shërbejnë kalkulatorët elektoral të cilët kanë vënë veten e tyre para interesave të vendit?

Po të kishim frymë ndikimesh me zhvillime protestash do e thonim fjalën e asaj që jeton në ne,

Atë teh shpate na e topiti klientelizmi i mbjellur në gjithë poret e shoqërisë dhe moskonseguenca e disa përpjekjeve të dështuara të cilat i bënë protestat mjet jo fuksional! Duhen ngërçe të mëdha për ta lëvizur edhe njëherë dellin kërkues të shoqërisë!

Letargjia ku po pllakosim është tereni ku do ladrojnë slloganet e dhjamosura! Ne në cilësinë e kopesë mund edhe të rendisim dallueshmëri koloriti, por fundja mbetemi kolorit të mozaikut të njëjtë!

Kjo është realisht kapja e shoqërisë për të garantuar kapjen e shtetit!

Kush mbetet fatkeqi kur fiton zhgënjimi! Veçse vazhdimi i zbrazjes së vendit vështirë të shihet diçka tjetër në sfond edhe si produkt i mundshëm i këtyre zgjedhjeve!

Zgjedhjeve u munguan të vetëdijshmit e guximshëm! Nga kjo humbje parazgjedhore uroj t‘i fitojmë pastgjedhjet!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …