Blerim Rexha: 50 hektarë tokë janë shitur për 5 mijë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Blerim Rexha: 50 hektarë tokë janë shitur për 5 mijë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha ka raportuar sot para deputetëve anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Ai ka folur për emërimin e tij në krye të AKP-së si anëtar i PDK-së më 21 shkurt 2013, për procesin skandaloz të privatizimit të tokave të Kosovës dhe për aktin e dorëheqjes së tij nga ky post më 16 maj të atij viti. Ai ka treguar se ka qenë e vështirë që ta pasojë Dino Aasanajn, një vit pasi ai kishte vdekur në rrethana tepër misterioze, duke mos e përjashtuar rrezikun se mund të vritej. Unë kam marrë detyrën pas ngjarjeve tragjike të vitit 2012. E kam fjalën për vdekjen e dyshimtë të Dino Aasanajt.  Si një prej arsyeve të dorëheqjes së tij, ai ka përmendur shitjen e një toke, 1 ari, 1 euro. “50 hektarë janë shitur për 5 mijë euro. Kam votuar kundër, kam marrë vota që të ndalohet kjo shitje. Nuk kam pranuar të nënshkruaj me këso kushte. Blerim Rexha kishte dhënë dorëheqje pas 84 ditëve, ndërsa tani është profesor në Universitetin e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …