Blerta Deliu-Kodra: Rishikimi i masave nga Qeveria Kurti ishte jo profesional dhe i ngutshëm

Blerta Deliu-Kodra: Rishikimi i masave nga Qeveria Kurti ishte jo profesional, i ngutshëm dhe jo në favor të ekonomisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar qeverinë Kurti për keq menaxhim të situatës me koronavirus në vend. Deliu-Kodra rishikimin e masave po e sheh si vendim jo profesional dhe të ngutshëm, që sipas saj nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset. Ajo e ka quajtur dështim mos sigurimin e vaksinës anti-Covid nga ana e qeverisë, e siç thotë ajo gjatë këtyre dy javëve është ulur numri i testimeve por jo i personave që janë të prekur me Coronavirus. Deputetja e PDK-së ka theksuar se Qeveria po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave të opozitës. Përkundër situatës me pandeminë, Deliu-Kodra thotë se qeveria ka dështuar që të sjellë edhe programin qeverisës, madje duke shtuar se janë parë tentative ad-hoc për plotësim ndryshim të ligjeve. Ajo thekon se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë opozitë e zëshme duke adresuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe në vazhdimësi do të kenë iniciativa për debate parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …