Deliu-Kodra: PDK-ja nuk do ta asnjë kandidat për kryetar të Kosovës nëse nuk është nga propozuar nga ajo

Blerta Deliu: Kryeministri Hoti nuk priti kryetarin Thaçi për të shkuar vet në dialog me Serbinë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, po e konsideron joserioze ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për mbajtjen e takimit të liderëve për çështjen e dialogut. Ajo po thotë se Hoti duhet të shkojë në Kuvend me një platformë të qartë dhe të diskutohet aty në mes të deputetëve. Sipas saj kjo ftesë ka qenë sa për sy e faqe dhe vetëm sa për të konfirmuar se ai është i papur për të diskutuar. Deliu ka kritikuar politikën e jashtme dhe qasjen e dialogut të Hotit duke thënë se platforma e tij ka qenë e zbehtë, pa detaje dhe pa saktësi. Deputetja e PDK-së po ashtu hodhi kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit që nuk priti kryetarin Thaçi për të shkuar në dialog me Serbinë. Deliu ka mohuar zërat se PDK do të lidhë koalicion me partnerët aktualë qeverisës apo se ka ndonjë marrëveshje politike me ndonjë parti.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …