Ministri Reçica thotë se veteranët e luftës së UÇK do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

Ministri Reçica thotë se veteranët e luftës së UÇK do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sonte gjatë një debati televiziv ka folur për prioritetet e dikasterit që ai drejton, prioritete këto tejet të rëndësishme për mirëqenien e kategorive të caktuara shoqërore. Ministri Reçica tha se disa nga prioritetet për të cilat e ka edhe mbështetjen e plotë të partisë prej nga vjen janë: – Rritja e pagës minimale në vend. Krijimi me ligj i të drejtës për të punuar ne sektorin privat për të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së. Njohja e diplomave e të diplomuarve gjatë viteve 1990 – 1999. Largimi i kriterit për lajmërim të pensionistëve çdo 6 muaj.  Lejimi i përfitimit në më shumë pensione për Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, etj. Gjithashtu, ministri Reçica sonte njoftoi se shumë shpejt do të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që të jetësohet njohja e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90-ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …