Brickos

Boris Tadiq: Vuçiq, nuk ka bërë asgjë për të parandaluar situatën aktuale dhe presionet që po vuan Serbia për çështjen e Kosovës

Boris Tadiq: Vuçiq, nuk ka bërë asgjë për të parandaluar situatën aktuale dhe presionet që po vuan Serbia për çështjen e Kosovës

Ish-kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se Aleksandër Vuçiq, nuk ka bërë asgjë për të parandaluar situatën aktuale dhe presionet që po vuan Serbia për çështjen e Kosovës, por vetëm ka pranuar gjithçka –  duke e humbur Kosovën. Ndërsa akuzave të Vuçiqit se qeveria e kaluar e ka humbur Kosovën, duke iu referuar administratës së Tadiqit, ky i fundit ka thënë se edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999, kompetencat e shtetit në Kosovë kanë humbur, por edhe me Marrëveshjen e Brukselit, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq “thyen pikën e fundit të rezistencës sonë kur është fjala për veriun dhe procesin e negociatave”. “Nëse do ta kisha lënë veriun e Kosovës të shkojë, siç e kanë lejuar Daçiqi dhe Vuçiqi në marrëveshjen e Brukselit, do ta dobësoja pozicionin negociator. Filozofia ime politike është  ta zgjidhim problemin, të bëjmë një kompromis, të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për brezat që do të vijnë, jo vetëm për qeverinë ekzistuese”, ka thënë Tadiqi gjatë një interviste në “N1”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …