Enis Osmani, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e fundit

Enis Osmani, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e fundit

Enis Osmani, aktualisht këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Osmani është shpallur të martën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga gjyqtari Rrahman Beqiri. Fillimisht ai është dënuar me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Sabit Pllana, dënimi me burg iu ka  zëvendësuar në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Osmani detyrohet që të paguajë shpenzimet e procedurës, 20 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit të kompensimit të viktimave të krimit. Ndërsa dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë e 500 euro, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muaj nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Nëse nuk e paguan gjobën, atëherë gjykata në kuptim të nenit 43 dënimin me gjobë do të ia zëvendësojë me dënim me burg, ku çdo ditë e dënimit me burgim do t’i llogaritet me shumën 20 euro”, ka thënë gjyqtari Beqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …