Josep Borrell

Borrell: BE-ja duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se BE-ja duhet ta mbajë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane. Gjatë fjalës para të pranishmëve në forumin e Dubrovnikut ai theksoi më tutje se Bashkimi Evropian është kombinimi më i mirë i lirive politike dhe i përparimit ekonomik, si dhe i solidaritetit shoqëror në botë. Ne nuk jemi të përsosur, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me të gjithë ata që e ndajnë vizionin tonë. Kjo do të thotë të ruajmë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ringjalljen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell shtoi më tutje se dalja nga pandemia e koronavirusit duket në horizont por pasojat e pandemisë do të jetë një botë gjithnjë e më e pasigurt, më pak e barabartë dhe më pak e lirë. Pabarazia do të jetë e dukshme jo vetëm midis vendeve, por edhe brenda secilit vend individual.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …