Brickos

Borrell e konfirmon se ka propozuar Miroslav Lajçakut, si përfaqësues special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

Borrell e konfirmon se ka propozuar Miroslav Lajçakut, si përfaqësues special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se e ka propozuar emërimin e Miroslav Lajçakut, si përfaqësues special të BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor. Kjo është bërë e ditur, në letrën që Borrell i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. “Në vijim të bisedës tonë të fundit telefonike, do të doja t’iu konfirmoj se unë tashmë ua kam propozuar edhe formalisht shteteve anëtare emërimin e Miroslav Lajçakut, si përfaqësues special i BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, për të më asistuar mua si lehtësues i BE-së. Unë shpresoj që ai mund të fillojë punën sa më herët. Nga ana ime, unë zotohem të mbes afërsisht i angazhuar në këtë proces dhe të bëj më të mirën për ta çuar përpara sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Nga një rezultat pozitiv do të përfitonin të dyja edhe Kosova edhe Serbia, rajoni i gjerë dhe vet BE-ja në fund”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …