Duke folur për vendimin e Malit të Zi për të dërguar dy oficer për të shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq ka thënë se vendimi i Malit të Zi për të dërguar dy oficerë të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë është i drejtë dhe i vetmi i mundshëm. Ai ka shtuar më tutje se vendim është marr për arsye pragmatike, me qëllim që të kontribuohet në sigurinë rajonale. “Mali i Zi nuk ka tradhtuar Serbinë për Kosovën, sepse Kosova nuk është pjesë e Malit të Zi, por tashmë është shtet i pavarur. Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Serbinë, sepse Mali i Zi nuk është pjesë e Serbisë, që të mund ta tradhtojë Serbinë, ka theksuar Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.
