Brenda 12 orëve të fundit, nga aksidentet në komunikacion kanë humbur jetën 5 qytetar dhe disa të tjerë kanë marrë lëndime serioze

Brenda 12 orëve të fundit, nga aksidentet në komunikacion kanë humbur jetën 5 qytetar në tri aksidente të ndryshme e shumë të tjerë janë lënduar. Aksidenti i parë ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Budrigë, në të cilin kanë humbur jetën 2 qytetar. Pak orë më vonë, një aksident tjetër ka ndodhur në autostradën që shpije për Shqipëri. Aksidenti i dytë ka ndodhur afër fshatit Peqan të komunës së Therandës e që për pasojë kanë humbur jetën dy shtetas të Shqipërisë dhe katër persona tjerë kanë marrë lëndime serioze. Pak orë më vonë, një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Lypjan-Shtime në të cilin një person ka mbetur i vdekur ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime serioze.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …