Daniel Serwer

Server: I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, do të marrë rol dominues në qasjen e SHBA-së në dialogun Serbi-Kosovë

Eksperti i shquar për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, analisti amerikan, Daniel Server ka thënë se dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, do të marrë rol dominues në qasjen e SHBA-së në dialogun Serbi-Kosovë dhe do ta shtypë Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Analisti, Daniel Server ka përkujtuar se vetëm pak javë më parë, ata e emëruan Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin. Grenell është i një rangu më të lartë se Palmer për dy arsye: ai është ambasador dhe ka lidhje direkte me Shtëpinë e Bardhë. Për mua është  shumë e qartë se planifikojnë që ai të marr funksionin e përfaqësuesit Special për Ballkanin, që do të thotë se do të merret me Beogradin dhe Prishtinën. Vërtet është e çuditshme. Mendoj se ky është një paralajmërim për ringjallet ideja e shkëmbimit të territorit midis Kosovës dhe Serbisë, që është një ide e tmerrshme, e cila vdiq nga një vdekje natyrale disa muaj më parë dhe është një plan i keq përpjekja për ta ringjallur atë. Besos se Grenell nuk do të pranojë argumentet e Gjermanisë, por do të përpiqet të imponojë idenë e shkëmbimit të territoreve. Kjo do të jetë gjithashtu një konfirmim i kthesës në në politikën amerikane nga zgjidhjet liberale-demokratike të bazuara në të drejta të barabarta, në zgjidhje etno-nacionaliste bazuar në ndarjen e grupeve etnike. Kjo nuk është zgjidhje për të cilën jam unë jam, por kam frikë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që të përpiqet ta imponojë, ka theksuar në mes tjerash analisti i shquar amerikan, Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …