Zyra Kombëtare e Auditimit është pranuar anëtare në Organizatën Ndërkombëtare të Auditimit

Zyra Kombëtare e Auditimit është bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Auditimit. “Kjo është një arritje kulminante, meqenëse anëtarësimi në INTOSAI na bënë partnerë të barabartë dhe vendimmarrës në rrafshin ndërkombëtar” tha Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani në konferencën për media. INTOSAI është një organizatë e pavarur, profesionale dhe jopolitike e themeluar si një institucion i përhershëm. Vepron si një organizatë ombrellë për komunitetin e auditimit të sektorit publik dhe ka status të posaçëm konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social (ECOSOC) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës, ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme me 8 maj 2018. Pas një procesi të verifikimit dhe angazhimit intensiv është rikonfirmuar nga instancat relevante ndërkombëtare se ZKA-ja i plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe administrative të përcaktuara me Statutin e INTOSAI-t, për të qenë anëtarë me të drejta të plota në këtë institucion. Ky rezultat është kurorëzim i punës së jashtëzakonshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit, institucioneve të Kosovës dhe përkrahjes së partnerëve të ZKA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …