Brickos

Weber: Serbia është shumë afër anëtarësimit në BE, por nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës drejt Brukselit

Bodo Weber: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim dhe mos liberalizimi është skandal moral

Ekspertin gjerman për Ballkanin, Bodo Weber i ka deklaruar Dojçe Velles se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim dhe mos liberalizimi është skandal moral. Ai ka theksuar se Kosova i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vëna nga Komisioni, të cilat edhe ashtu kanë qenë më të larta se për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besoj se së paku për këtë çështje Komisioni i ri do të vazhdojë të rekomandojë liberalizimin e vizave. Ndërsa lidhur me emërimin nga Shtëpia e Bardhër të Richard Grenell në pozitën e ambasadorit në Gjermani si i dërguar special për bisedimet Beograd – Prishtinë, eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber ka thënë se Ne kemi nevojë për një rifillim të dialogut që ka si synim të mos vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës. Mesa duket për këtë ekziston dakordësi së paku mes Berlinit dhe Parisit, por emërimi i Grenellit është dëshmi, se Uashingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve dhe ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave. Veç kësaj Grenell konsiderohet si një diplomat që preferon ndërhyrje jo diplomatike në politikën evropiane, dhe besoj se marrëdhëniet transatlantike në përgjithësi do të rëndohen.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …