Brickos

Britania e Madhe kërkon nga njerëzit që t'i dëgjojnë rregullatorët dhe të marrin vaksinën “AstraZenecas” sepse është e sigurt

Britania e Madhe kërkon nga njerëzit që ta marrin vaksinën “AstraZenecas” sepse është e sigurt dhe pa efekte anësore

Vaksina kundër virusit korona e Oksfordit dhe “AstraZenecas” është e sigurt, ka insistuar Sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi disa shtete të Evropës pezulluan vaksinimin për shkak të mpiksjes së gjakut. Matt Hancock ka kërkuar nga njerëzit “të dëgjojnë rregullatorët” dhe “të marrin vaksinën” sa më shpejt që u jepet rasti. 13 shtete kanë pezulluar vaksinimin deri në qartësim të sigurisë. Por mbikëqyrësi medicinal në Britani të Madhe ka thënë se s’ka prova që vaksina shkakton mpiksjen. Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Britani kanë marrë nga një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së raportuara javën e shkuar, ka njoftuar “AstraZeneca”. Deri tash në Britani të Madhe janë vaksinuar rreth 25 milionë banorë me të paktën një dozë, ndërsa 1.6 milionë kanë marrë edhe të dytën. Danimarka ishte shteti i parë që ndali përdorimin e kësaj vaksine, e ndjekur nga Norvegjia e Islanda. Gjermania, Franca, Italia, Qiproja, Spanja, Letonia dhe Suedia ndoqën më pas.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …