leoni

BE-ja

Brukseli miraton në heshtje urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit kundër qytetarëve të ish Jugosllavisë

Gjatë diskutimit të raporteve të posaçme për Kosovën dhe Serbinë në Komitetin e Jashtëm Euro-parlamentar, përfaqësuesja e ekzekutivit evropian e injoroi këtë çështje.  Rasti “Haradinaj” u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë. Raportuesja për Kosovës, Ulrike Lunaçek  tha se “Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë” se “Beogradi duhet t’i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara”. Kreu i Delegacionit të PE për Kosovën, Tonino Pikula, deklaroi se “i ashtuquajturi juridiksion rajonal, që i mundëson Serbisë të akuzojë qytetarë të shteteve fqinje, siç dëshmon edhe rasti i zotit Haradinaj, nuk i ndihmon aspak stabilitetit të rajonit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: Kosova në agoni institucionale, Kuvendi i bllokuar rrezikon rendin kushtetues

Profesori universitar Ragip Gjoshi, në një analizë të thellë politiko-juridike, ka paralajmëruar për një krizë …