Bugajski

Bugajski: Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë dialogimit, ndryshe ajo do të mund të mashtrohet

Analisti dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski mendon se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogimit, ndryshe ajo do të mund të mashtrohet. Bugajski ka theksuar se mungesa e konsensusit për çështjet jetike si dialogu në spektrin politik të Kosovës mund ta e dëmtojë procesin, por edhe të ardhmen e saj. I pyetur se a ekziston ndonjë dokument ku përmendet ndarja, copëzimi i Kosovës apo shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Bugajski theksoi se nuk është në dijeni se ndonjë dokument i tillë ekziston. I pyetur se a ofrohen garanci se Kosova mund të fitojë ulëse në OKB nëse arrihet një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, dhe nëse për zbatimin e marrëveshjes së tillë ofrojnë garanci SHBA-ja dhe BE-ja, Bugajski u shpreh skeptik. “Nuk e di si mund të ndodhë kjo. E dimë se aty është Rusia dhe Kina”, tha Bugajski. Sa i përket zhvillimeve tjera, Bugajski vuri në dukje se gjatë 30 viteve prej kur ishte prezent në Ballkan, ai ka vërejtur se Kosova ka shënuar progres të dukshëm. Por, siç ka shtuar, ka edhe probleme. “Ju mbase i quani krim ose korrupsion, unë i quaj përzierje të politikës me biznesin”, tha Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …