Bugajski

Bugajski: Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë përpara procesin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës

Analisti u mirënjohur, drejtor i Qendrës për Analiza të Politikës, Janusz Bugajski, gjatë ligjëratës tematike “Çfarë të pritet nga presidenca e Trump-it”, mbajtur në UBT në Prishtinë, ka thënë se përkrahja e Amerikës për  vendet evropiane, veçanërisht për  Kosovën, nuk është zbehur pas fitores së Donald Trump-it. Si rrjedhojë e kësaj, Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë përpara procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, madje do të fillojë të bëjë më tepër presion në shtetet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet, si dhe do të vazhdojë të jetë ndihmuese në proceset integruese të Kosovës në NATO dhe në BE. Duke folur për politikën e jashtme amerikane, ai shtoi se nuk ka mundësi të ndryshohet qasja karshi vendeve në mënyrë drastike, pasi që, sipas tij, është e nevojshme që SHBA të mbajë lidhje me vendet e tjera të botës, në mënyrë që të vazhdojë të mbetet e fuqishme.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …