Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit, qytetarët do të shprehin vullnetin e votës së tyre

Kandidati për kryetar nga radhët e Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se sot nuk zgjidhët vetëm përfaqësuesi i popullit, por formësohet edhe e ardhmja e këtij shteti drejt integrimit evropian. Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit, inkurajoj  qytetarët që të dalin të shprehin të drejtën e tyre të votës. Ai ka theksuar se sonte mund të thuhet se Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe drejt bashkëjetesës ndëretnike në një shtet multietnik. I pyetur nga gazetaret, nëse ka ndikuar të mos qenit fitues i asnjërit prej palëve shqiptare në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura në prill, që shumica e shqiptareve të mos votojnë në të dy palë zgjedhjet me arsyetimin se nuk ka kandidat shqiptar, Bujar Osmani  ka thënë se është e drejtë e tyre të përcaktojnë se çfarë duan. Në radhën e dytë të zgjedhjeve presidenciale u votua për dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …