Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Plani 9 pikësh për shtendosjen në Veri të Kosovës nuk është për tërheqjen e kontrollit, por për sigurinë rajonale

Burrështetasi, Bujar Osmani, kandidati për kryetar në Maqedoninë Veriore, ka folur në lidhje me Planin 9 pikësh për shtendosjen e sigurisë, në veri të Kosovës, një plan që ka hasur në kritika nga Qeveria e Kosovës. Osmani theksoi rëndësinë e krijimit të një distancë fizike mes forcave speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe në veri të Kosovës për të parandaluar ndonjë konflikt fizik që mund të eskalojë  në rajon. Si pjesë e OSBE-së, kishin informacione se Serbia kishte plane për të futur forcat e saj në veri të Kosovës, një gjë që më pas u materializua në Banjska. Në këtë kontekst, ai e cilësoi si të gabuar pretendimin se OSBE kishte kërkuar tërheqjen e Kosovës nga kontrolli mbi veriun, duke theksuar se kërkesa ishte për një distancë fizike midis forcash ushtarake. Osmani nënvizoi tensionet e shtuara në këtë zonë, duke vënë në dukje se një përplasje e mundshme midis forcave speciale të Kosovës dhe ushtrisë serbe mund të çonte në rishikim të pozicionit serb në veri të Kosovës dhe mund të krijojë një situatë të re për negociatat.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …