Erhard Buhler

Gjenerali Buhler: Sulmi terrorist në Banjskë kishte përfshirjen edhe të institucioneve në Serbi

Ish-komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali gjerman, Erhard Buhler, duke folur për  sulmin në Manastirin e Banjskës, konsideron  se ky ishte një sulm terrorist i cili u realizua nga një grup armatosur nga Serbia, dhe ka sugjeruar se institucionet e forcave të sigurisë serbe mund të kenë qenë të përfshira në organizimin e këtij sulmi. Ai ka theksuar se ndikimi serb në këtë ngjarje ishte i dukshëm dhe se sulmi nuk mund të ketë ndodhur pa dijeninë dhe mbështetjen e niveleve të larta serbe. Në lidhje me kërcënimet e reja, Buhler ka thënë se nuk ka informacione të qarta nga shërbimet e inteligjencës. Megjithatë, ai ka theksuar se Kosova është në një pozitë të mirë për shkak të pranisë së forumeve ushtarake me mandat të Këshillit të Sigurimit, dhe se nuk ka nevojë për vendime të reja për të adresuar kërcënimet aktuale. Retorikë luftarake nuk është e nevojshme dhe duhet të shmangen deklaratat që nxisin frikën tek populli, duke shtuar se kjo do të ishte pengesë për zhvillimin e rajonit, ka saktësuar Ish-komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali gjerman, Erhard Buhler.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …