Burim Ramadani, ka thënë se pjesëtarët e FSK-së po trajtohen pa dinjitet, e për arsye të pagave po e braktisin ushtrinë

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka thënë se ushtarët po trajtohen pa dinjitet, e për arsye të pagave po e lëshojnë ushtrinë. Kur i bëmë ligjet për ushtrinë, as në ëndrrën më të keqe nuk kishim parë se vjen një ditë kur ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet. E për arsye të pagave do të lëshojnë ushtrinë. Shifrat e publikuara  nga Ramush Haradinaj, atëherë Kryeministër dhe faktori kryesor vendimmarrës për bërjen e Ushtrisë, dëshmojnë emergjencën për të përmirësuar kushtet e ushtrisë. Besoj se të gjithë duhet t’i bashkohemi thirrjes së tij për rininë e Kosovës që të bëhen ushtarë dhe për ushtarët të qëndrojnë në shërbim”, ka shkruar Burim Ramadani në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …