Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Bushati: Greqia e ka ende në fuqi një ligj lufte me Shqipërinë

Shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Ditmir Bushati ka përkujtuar se Greqia e ka ende në fuqi një ligj lufte me Shqipërinë. Pala shqiptare i ka kërkuar qeverisë greke që të shprehet për këtë çështje dhe ka marrë një letër që konfirmon se dy vendet janë formalisht në luftë. Ai ka shtuar më tutje se ky ligj ka efekte të drejtpërdrejta mbi çështjet pronësore dhe një sërë efektesh të tjera zinxhir që lidhen me të. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka mohuar se qeveria e sotshme për shkak të koalicioni me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka një marrëdhënie të ngrira me Greqinë. Duke iu referuar vizitës së kreut të kuvendit, Ilir Meta në Greqi dhe reagimet e deputetëve të PDIU pas kësaj vizite, Bushati u shpreh se secili nga të dy politikanët ka mbajtur pozicionin e vet sa i përket çështjes çame; Shpëtim Idrizi si kryetar i një partie që këtë çështje e ka të qenësishme, ndërsa Meta shkoi në Greqi si kryetar i Kuvendit dhe mbajti qëndrim nga kjo pozitë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …