Bytyqi: Për ndërtimin e shkollës në fshatin Doganaj në Kaçanik do të investohen mbi një milion euro

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e një shkolle në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Ai ka shkruar se vënia e gurthemelit për ndërtimin e një shkolle të re, është lajmi më i mirë që i kemi dhënë sot fshatit Doganaj të Kaçanikut. Ky nuk është vetëm një premtim i realizuar, por është edhe obligim i yni që ne, si Ministri e Arsimit, jemi zotuar për të investuar në objekte moderne në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim. Angazhimi ynë i sinqertë, çdo ditë, në çdo vend të Kosovës, po jetësohet dhe po jep frytet e saj, ka shkruar ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Në vënien e gurthemelit morën pjesë kryetari i Komunës së Kaqanikut, Besim Ilazi, kryetari i Nismës në Kaçanik, Agim Çaka, deputetë e zëvendësministra dhe qytetar të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, u mbyll dje në Palma de Majorca

Konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, u mbyll dje në Palma de Majorca

Konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, u mbyll  dje në Palma de Mallorca, me …