Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga të qenit pjesë e Nismës Socialdemokrate

Bytyqi: Vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura është marrë nga MASHT, DKA-të dhe Këshilli i Prindërve

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës ka pasur si qëllim që viti shkollor të shkojë si duhet dhe nxënësit të mos humbin mësim. Ai thotë se vendimi nuk është marrë vetëm nga Ministria, por sipas tij ka pasur koordinim edhe me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Këshillin e Prindërve. Bytyqi ka thënë se MASHT-i ka obligim të bëjë zbatimin e politikave, ndërsa DKA-të kanë thënë se është e nevojshme zëvendësimi i orëve. Ministri  ka insistuar se vendimi për zëvendësimin e orëve nuk është marrë “krye në veti”. Bytyqi thotë se është faktike që hendeku mes MASHT-it dhe SBASHK-ut ekziston, por sipas tij, zënkave dikush u ka fryrë me apo pa qëllim. Ai ka thënë se vazhdimisht ka qenë në përkrahje të SBASHK-ut, por greva e tyre duhej të ishte e barazvlefshme me disa sektorë që me ligj nuk kanë të drejtë të hyjnë në grevë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …