MINISTRI BYTYQI PRITI NJË DELEGACION NGA TAJVANI

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, priti një delegacion nga Zyra përfaqësuese e Taipeit në Hungari, të kryesuar nga Andrew Y. Chang, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërkombëtarë të Ministrisë së Arsimit, në veçanti me vendet të cilat kanë praktika të mira në arsim. Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë e tij për krijimin e mundësive të bashkëpunimit, sidomos në fushën e arsimit të lartë dhe mundësinë e shfrytëzimit të bursave nga studentët dhe profesorët. Ministri Bytyqi ka falënderuar Chang për bashkëpunimin që ka treguar Tajvani deri më tani dhe premtoi intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Ndërsa, përfaqësuesi i delegacionit, Chang tha se, qeveria tajvaneze me vite ka ofruar bursa për studentët kosovarë, duke kërkuar me këtë rast që të rinjtë të jenë të mirëinformuar në lidhje me këto bursa. Chang tha se dëshiron që shteti i tij të ndihmojë Kosovën në fushën e inxhinierisë kompjuterike, duke qenë se ka një përvojë të mirë në këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Urgjentisht të zgjidhet problemi i kontratave kolektive, komunave u janë marrë 115 milionë euro

Kryetarët e komunave të Kosovës i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që urgjentisht të zgjidhet …