Cakaj: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë politikë të jashtme të unifikuar, sidomos në çështjet madhore

Cakaj: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë politikë të jashtme të unifikuar, sidomos në çështjet madhore

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla së bashku me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe përfaqësuesit nga Kosova Lindore kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi. Haradinaj-Stublla tha se Kosova dhe Shqipëria mbesin të përkushtuar në rrugën euroatlantike, por theksoi se edhe komunitetit shqiptar duhet t’i respektohen të drejtat e tyre nga shteti serb. Kurse, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj e ka ftuar për një vizitë të shpejtë në Tiranë ministren Haradinaj-Stublla. Ai tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë politikë të jashtme të unifikuar, sidomos në çështjet madhore, ndërsa theksoi se në dy vitet e fundit ka pasur përparime serioze në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …