Cakaj: Nuk ka marrëveshje sekrete, nuk ka ndarje të Kosovës por as nguti për arritjen e një marrëveshje

Cakaj: Nuk ka marrëveshje sekrete, nuk ka ndarje të Kosovës por as nguti për arritjen e një marrëveshje

Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj ka folur sot në Prishtinë për vizitën e tij në Uashington, si dhe për takimin dhe mesazhet që mori nga emisari special, Richard Grenell për Kosovën. Cakaj tha se vizita e tij nuk ndërlidhet specifikisht me Kosovën, por për këtë të fundit është diskutuar konkretisht në takimin që kishte me Grenell. Nga SHBA-të, Cakaj tha se ka sjellur tri konkluzione, që ka të bëjnë me polemikat për ndarje të Kosovës. “S’ka marrëveshje sekrete. Nuk ka ndarje të Kosovës, dhe kush i ka sytë në ballë dhe mend në kokë nuk besoj se as qeveria e Shqipërisë dhe askush në Kosovë nuk bën plane për ta ndarë Kosovën”, tha ai. Si të tretë, ai përmendi edhe polemikat e nxjerrura në opinion nga Vetëvendosje, se SHBA-të e kanë me nguti arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për përfitime elektorale. “Nuk ka nxitim për një marrëveshje për Kosovën për interesa elektorale në Amerikë. Por koordinimi me Amerikën është jetik. Cfarë do përpjekje tjera janë vetëm prirje për të përfituar shkurtë politikisht në dëm të kosovarëve”, tha Cakaj. Këto mesazhe, ministri shqiptar tha se nuk po i sjellë vet, por janë të përçuara nga vet emisari special i SHBA-ve për dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …