Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe për Evropë, të Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi se Gjykata Speciale është problem politik dhe spektri politik duhet të jetë i bashkuar si kundërvënie ndaj përpjekjeve që po bëhen për njollosjen e UÇK-së. Tutje ai shtoi se në Serbi ekziston një përpjekje për ta deshtetëzuar përgjegjësinë gjatë luftës që veprimet e kryera në luftë të paraqesë si grupe kriminale në ushtri, si grupe e individë kriminal e jo për ta marrë përgjegjësinë si shtet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
