leoni

Fejton

Ahmet Qeriqi: Në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë, me nderime ushtarake varroset trupi i dëshmorit, Milaim Mehdi Beha. Në varrim marrin pjesë edhe Gjeneral Agim Çeku, major Salih Veseli dhe eprorë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. (E hënë 14 qeshor, 1999)

Para dite kemi përgatitur një informatë të cilën e ka kërkuar Ministria e Informimit, lidhur me Radion. Ishte një projekt-propozim për zgjerimin e stafit dhe për pajisje teknike. Ne kemi paraqitur kërkesat dhe kemi kërkuar që të na sigurohen kushte për emetim më cilësor. Në orët e par aditës kemi …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Trupat ruse kanë hyrë në Prishtinë. Ata janë vendosur në Fushë Kosovë dhe në Aeroportin e Sllatinës. (E diel 13 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Trupat ruse kanë hyrë në Prishtinë. Ata janë vendosur në Fushë Kosovë dhe në Aeroportin e Sllatinës. (E diel 13 qershor, 1999)

Mbrëmë kam ushtruar roje deri në orën 23.00 derisa erdhi Mentor Hoti dhe më ndërroi. Pasataj kam fjetur mirë dhe më duket se edhe kësaj radhe e mora vetën, më shpejt se zakonisht. Sot është një ditë relativisht e qetë. Trupat serbe po tërhiqen duke lënë prapa barbarinë e tyre …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Ndihma humanitare nga ajri edhe në Malet e Berishës. Edhe tre dëshmorë varrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë. (E shtunë 12 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Ndihma humanitare nga ajri edhe në Malet e Berishës. Edhe tre dëshmorë varrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë. (E shtunë 12 qershor, 1999)

Rreth orës 5.30 minuta është dëgjuar ushtima e një aeroplani. Më vonë kemi konstatuar se nga ajri në malet e Berishës, janë hedhur artikuj ushqimorë. Nusreti ka dalë për të parë se ç po ngjet dhe pas pak është kthyer me dy pako të zbrazëta. Ushqimet ku di ku kanë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Ka filluar tërheqja e barbarëve. Ndërkohë një kontingjent i forcave ruse të SFOR-it është nisur drejt Kosovës pa lejen e NATO-s. (E premte 11 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Ka filluar tërheqja e barbarëve. Ndërkohë një kontingjent i forcave ruse të SFOR-it është nisur drejt Kosovës pa lejen e NATO-s. (E premte 11 qershor, 1999)

Deri në orët e mesditës ka mbretëruar një qetësi e jashtëzakonshme. Nuk ka të shtëna. Nuk ka krisma e detonime. Nuk ka fluturime të aeroplanëve të NATO-s. Nëpër rrugët magjistrale ka lëvizje të forcave serbe. Nga rruga e gjatë që kam bërë ditë më parë jam sëmurë. Diçka më djeg …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Serbët janë detyruar ta nënshkruajnë kapitullimin. Marrëveshja parasheh largimin e të gjitha forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova. (E enjte 10 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Serbët janë detyruar ta nënshkruajnë kapitullimin. Marrëveshja parasheh largimin e të gjitha forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova. (E enjte 10 qershor, 1999)

Nga lajmet e hershme të mëngjesit bëhet e ditur se është nënshkruar marrëveshja teknike në mes të gjeneralëve të NATO-s dhe atyre serbë, e cila parasheh largimin e të gjitha forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova deri më 21 qershor 1999. Në marrëveshje janë precizuar edhe modalitetet e tërheqjes …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Një ditë me shqetësime në Grykën e Shpëtimit, ku aktualisht gjallojnë rreth 28.000 të zhvendosur (E mërkurë 9 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë me shqetësime në Grykën e Shpëtimit, ku aktualisht gjallojnë rreth 28.000 të zhvendosur (E mërkurë 9 qershor, 1999)

Jam zgjuar herët. Nuk kam fjetur tërë natën nga lodhja dhe dhembja për të rënët. Kam emocione të pakontrolluara nga lodhja dhe shqetësimi. Edhe Zymrytja është lodhur dhe ndihet tejmase e brengosur. Epiri ende nuk është kthyer nga roja në Krojmir ku po dëgjohen granatimet. Labja dhe Rrezja janë të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Raketat armike granatojnë tendën tonë në Rreze të Baliqit. Në një çast kritik të gjithë jemi futur në bunker. Në fushëbeteja kanë rënë shumë luftëtarë (E martë 8 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Raketat armike granatojnë tendën tonë në Rreze të Baliqit. Në një çast kritik të gjithë jemi futur në bunker. Në fushëbeteja kanë rënë shumë luftëtarë (E martë 8 qershor, 1999)

Herët në mëngjes kam dalë te kodra për të vërejtur mos ka ndonjë ndryshim  në Grykën e Krojmirit. Me dulbi e shikoj vendin te Mysi dhe vërej se atje ende është tenda e vëzhgimit. Nga ky shenj mësoj se nuk ka ndodhur diçka e veçantë. Sot, sikur nuk ndodh zakonisht, …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon sulmi raketor i armikut kundër pozicioneve tona, në Rrafshnaltë, (E hënë 7 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon sulmi raketor i armikut kundër pozicioneve tona, në Rrafshnaltë, (E hënë 7 qershor, 1999)

Në mëngjes nuk është shënuar ndonjë zhvillim intensiv i luftimeve. Ndërkohë rreth orës 10.00 dy aeroplanë të NATO-s e kanë goditur bazën ushtarake serbe në Llapushnik. Pak më vonë kemi mësuar se goditjet kanë qenë të pasuksesshme. Në shenjë hakmarrjeje, sapo janë larguar avionët e NATO-s, ka filluar rrebeshi i …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva e përgjithshme serbe. Rezistenca e luftëtarëve tanë gjithnjë e më e fortë (E diel 6 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva e përgjithshme serbe. Rezistenca e luftëtarëve tanë gjithnjë e më e fortë (E diel 6 qershor, 1999)

Dita e shtatë e ofensivës së përgjithshme kundër Rrafshnaltës po vazhdon me intensitet. Në orët e para ditës kishte vetëm goditje taktike por në mesditë është intensifikuar sulmi raketor i armikut. Kështjella jonë çlirimtare te Shkëmbi i Gradinës sot në të njëjtën kohë është goditur nga të tri anë. Nga …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva shkatërrimtare. Serbët nuk heqin dorë nga përpjekjet për të depërtuar në Rrafshnaltë. (E shtunë 5 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva shkatërrimtare. Serbët nuk heqin dorë nga përpjekjet për të depërtuar në Rrafshnaltë. (E shtunë 5 qershor, 1999)

Jam zgjuar me të zbardhur drita. Fillimisht kam depërtuar te kodra afër majës së Pallanikut për të parë tendën e ushtarëve që vëzhgojnë, në Mys të Krojmirit. Derisa tenda është atje e di se nuk ka pasur ndërrime as rreziqe në Grykën e Shpëtimit. Me dylbi e hetoj se tenda …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdojnë përpjekjet e forcave policore dhe ushtarake serbe për të depërtuar në Rrafshnaltë. Qindra raketa tokë-tokë dhe kaçushë godasin Rrafshnaltën. (E premte 4 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdojnë përpjekjet e forcave policore dhe ushtarake serbe për të depërtuar në Rrafshnaltë. Qindra raketa tokë-tokë dhe kaçushë godasin Rrafshnaltën. (E premte 4 qershor, 1999)

Në orën 5 të mëngjesit forcat serbe me armë të rënda të artilerisë kanë filluar të godasin pozicionet tona në Lladrovc, në Tërpezë dhe në drejtim të Divjakës. Nga gjëmimet e topave të rëndë 220 milimetra dridhet vendi. Serbët kanë aplikuar një taktikë të re të sulmit. Ata fillojnë ofensivën …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe për ta thyer rezistencën e UÇK-së në Rrafshnaltë. (E enjte 3 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe për ta thyer rezistencën e UÇK-së në Rrafshnaltë. (E enjte 3 qershor, 1999)

Sot është dita e katërt qysh kur serbët po bëjnë përpjekje të pandërprera për të depërtuar në Rrafshnaltë. Ata e kanë një hall të madh të cilin si duket ne nuk po e kuptojmë. Krejt kjo më bën të mendoj se mos ndoshta kanë ndërmend të arrijnë ndonjë marrëveshje me …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe për të thyer rezistencën në Rrafshnaltë. (E mërkurë 2 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe për të thyer rezistencën në Rrafshnaltë. (E mërkurë 2 qershor, 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme, kundër pozicioneve të Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova dhe luftëtarëve të Brigadës 122, Imer Krasniqi. Në pozicionet tona të fortifikuara kanë arritur edhe qindra ushtarë të Brigadave 113 dhe 114 të Zonës Operative të Drenicës. Ato udhëhiqen nga eprori, Agim Vrellaku, …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe për të thyer rezistencën në Rrafshnaltë (E martë 1 qershor, 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdon ofensiva serbe për të thyer rezistencën në Rrafshnaltë (E martë 1 qershor, 1999)

Sot qysh në orën 7.00 serbët kanë filluar sulmin e tyre raketor mbi Rrafshnaltë. Pika e sulmeve serbe është përballë pozicioneve tona në Llapushnik, Arllat, Tërpezë, Lladroc nga ana perëndimore ndërsa nga ana verilindore në Kizharekë, Nekoc, Shalë dhe përgjithësisht në Blinajë, ku tani për tani situata është shumë e …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Filloi sulmi i përgjithshëm i armikut mbi Rrafshnaltën (E hënë 31 maj, 1999)

Filloi sulmi i përgjithshëm i armikut mbi Rrafshnaltën (E hënë 31 maj, 1999)

Edhe sot si zakonisht jemi zgjuar herët, sidomos unë dhe Neziri. Në orën 5.30 minuta është dëgjuar një shpërthim rakete në drejtim të Malishevës. Pak më vonë tri raketa të armikut kanë goditur në drejtim të Fshatit të Ri. Pas pak janë dëgjuar edhe shpërthime të tjera në drejtim të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Mund të na godasë kriza e urisë, nëse vazhdon lufta edhe më tej. (E diel 30 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Mund të na godasë kriza e urisë, nëse vazhdon lufta edhe më tej. (E diel 30 maj, 1999)

Kemi kaluar një ditë relativisht të qetë edhe pse ndodhemi në rrethim të hekurt të armikut. Këtu jemi dhe këtu do të qëndrojmë deri në fund. Jemi bërë një me malet dhe këto lugina ku gjallojnë dhjetëra mijëra frymë njerëzish tanë, të cilët kanë pranuar më mirë të vdesin në …

Më shumë...