Institucionet

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Malishevës, shtyhet për javën tjetër

Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e thirrur për premten, është shtyrë për të hënën e ardhshme. Duke parë mos koordinimin e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, me propozimin e Kryetarit të Komunës, i cili edhe e ka thirrur mbledhjen e parë, …

Më shumë...

Prorektori i UPZ-së, Prof. Dr. Kadri Kryeziu: Suksesi i studentëve në këtë garë u siguron atyre pjesëmarrjen në Universitetin e Harwardit

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në një ceremoni janë ndarë certifikatat për studentët e Fakultetit Juridik të cilët e kanë fituar garën nacionale në lëndët penale juridike nga universitetet publike të Kosovës. Kjo garë është organizuar nga NCSC në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” të financuar nga Departamenti i …

Më shumë...

ANP “Adem Jashari” zgjidhet stacioni me performancën më të mirë nga Easyjet për të nëntën herë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2017 ka shënuar numrin më të madh të udhëtarëve të procesuar ndonjëherë në historinë e tij. Me këtë rast janë pranuar disa çmime nga kompani ajrore dhe organizata ndërkombëtare për performancë si dhe për kontributin e dhënë në projekte korporative të përgjegjshme …

Më shumë...

Komuna e Kaçanikut partnere e projektit DEMOS edhe për vitin 2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, priti në takim Zëvendës Menaxheren e Projektit DEMOS, Majlinda Jupolli dhe stafin e këtij projekti. Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut do të jetë partnere e projektit DEMOS edhe për katër vitet e ardhshme 2018-2021. Me këtë …

Më shumë...

Ministri Gashi vizitoi FFK-në, në maj stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga kryetari, Fadil Vokrri, ku ka parë kushtet dhe hapësirat ku punon FFK-ja. Ministri Gashi dhe kryetari Vokrri biseduan për zhvillimet në futbollin e Kosovës, për objektin në të cilin është i …

Më shumë...

Ambasada Britanike MKK-ja dhe BE-ja financojnë dy projekte në Komunën e Klinës

Në Komunën e Klinës, do të realizohen dy projekte të rëndësishme. Njëri prej tyre ka të bëjë me rregullimin e rrugës deri te Manastiri i Budisalcit dhe projekti tjetër ka të bëjë me kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur. Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me …

Më shumë...

Kryetari Kuçi priti në takim zëvendës-ministrat Shkodra dhe Cena

Kryetari i komunës së Junikut Agron kuçi priti në zyrën e tij, zëvendësministrat nga Ministria e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra dhe Musa Cena. Në këtë takim kryetari Kuçi u informua rreth mundësisë së përfitimit te grandeve dhe projekteve që ndan Ministria e Zhvillimit Rajonal. Kryetari i Komunës së Junikut  Agron …

Më shumë...

Përfshihet nga zjarri edhe një tjetër shtëpi në fshatin Çitak të Skenderaj

Të mërkurën, rreth orës 17:45, është përfshirë nga zjarri një shtëpi në fshatin Çitak të komunës së Skenderajt. Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike Ibush Hetemi, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për ta parë situatën së afërmi dhe për …

Më shumë...

Kryetari Latifi ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Italian në Pejë Etteore Gagiliardi

Takimin e parë për vitin 2018, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it Italian në Pejë Ettore Gagliardi, me të cilin kanë biseduar për sigurinë dhe mundësin e bashkëpunimin në mes të Komunës së Rahovecit dhe KFOR-it. Komandanti  i KFOR-it Italian në Pejë …

Më shumë...

Mërgimtari Rexhep Shala nga fshati Ratkoc ndihmon 6-të familje në nevojë të Komunës së Rahovecit

Gjatë ditës së mërkurë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka pritur në takim në zyrën e tij mërgimtarin, Rexhep Shala nga fshati Ratkoc. Rexhep Shala, e ka njoftuar Kryetarin Latifi se ka vendosur që të jep donacion-ndihmë për 6-të familje me nevojë në Komunën e Rahovecit, ai …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtorë ka pritur në takim zëvendës Ministrat Shkodra dhe Cena

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim  në zyrën e tij, zëvendës ministrat nga Ministria e Zhvillimit Rajonal zonjën Magbule Shkodra dhe Musa Cena. Në këtë takim kryetari Ramosaj u informua rreth mundësisë së përfitimit të grandeve dhe projekteve që ndan Ministria e Zhvillimit Rajonal. Kryetari …

Më shumë...

Institucionet e sigurisë dhe ato komunale në Kaçanik dakordohen për bashkëpunime të mëtejme

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra, priti në takim Komandantin e Stacionit të Policisë në Kaçanik Afrim Halili me bashkëpunëtorë. Në takim u konfirmua bashkëpunimi në mes policisë dhe Komunës së Kaçanikut, sidomos në fushën e mbrojtjes së pyjeve si dhe në fushën e arsimit- largimit të dukurive negative …

Më shumë...

Kryetari Kuçi priti ne takim veteranët e arsimit dhe veprimtarë të shquar të Junikut

Në vizitë në komunën e Junikut për të uruar mandatin e tretë dhe përbërjen e re të qeverisë komunale, i pari i komunës së Junikut Agron Kuçi priti në takim veprimtarët dhe veteranët e shquar të Junikut Demë Sallaj, Hysni Hoti dhe veprimtarin Ahmet Jasiqi. Kryetari Kuçi i falënderoj veprimtarët …

Më shumë...

Kryetari Zenun Elezaj dhe nënkryetari Besim Hoti u takuan me komandantin e Zonës Perëndimore të KFOR-it kolonel Gagliardi

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe nënkryetari Besim Hoti, janë takuar në Klinë, me komandantin e MNBG-W – Zonës Perëndimore të KFOR-it, kolonel Ettore Gagliardi, ku është biseduar për bashkëpunimin në mes Komunës dhe KFOR-it dhe disa projekte të cilat do t’i realizojë KFOR-i në këtë komunë. Koloneli …

Më shumë...

Drejtori i shërbimeve publike në Skenderaj vizitoi shtëpinë e cila ishte përfshirë nga zjarri

Të dielën, një shtëpi në fshatin Çitak të komunës së Skenderajt ishte përfshirë nga zjarri dhe pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri ishte lokalizuar, po në këtë natë në vendin e ngjarjes ishin edhe Inspektorët Komunal. Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Skenderajt Ibush Hetemi, së bashku me …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e ekzekutivit komunal në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Beism Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e ekzekutivit komunal, ku prezantuan edhe Nënkryetari Ylber Bajra si dhe drejtorët e rinj komunal. Kryetari Ilazi edhe njëherë uroi ekzekutivin e ri për marrjen e detyrave të reja, ndërsa u dëshiroi suksese në punën dhe angazhimet që do të kenë, …

Më shumë...