Brickos

Institucionet

Kryetari i komunës së Klinës e ka pritur për një vizitë kryeministrin e Republikës së Kosovës

Kryetari i komunës së Klinës z. Sokol Bashota , e ka pritur për një vizitë  kryeministrin e Republikës së  Kosovës,  z. Isa Mustafa.  Gjatë kësaj vizite kryetari Bashota e ka njoftuar kryeministrin Mustafa  për zhvillimet  komunale, për sfidat në komunë  por edhe të arriturat e përbashkëta  dhe mbështetjen nga Qeveria …

Më shumë...

Të gjithë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, ku është takuar me drejtorin e këtij institucioni, Alban Bakia, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, me të cilët bisedoi për programin e këtij institucioni për këtë vit, por edhe për rolin dhe rëndësinë …

Më shumë...

35 vullnetarë nga Duhla dhuruan gjak

Organizuar nga QKMF- në Suharekë dhe me iniciativë të banorëve te fshatit Duhël, janë tubuar sasi e konsiderueshme  e gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare për Transfuzion të gjakut të Komunës së Suharekës. Sasia e tubuar do të përdorët për nevojat e fëmijëve të sëmurë nga kanceri në Klinikën e …

Më shumë...

Në Klinë është mbajtur Akademi përkujtimore kushtuar 4- Prillit Ditës së të Zhdukurve të Komunës  

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, është mbajtur Akademi përkujtimore kushtuar 4- Prillit Ditës së të Zhdukurve të Komunës së Klinës. Përveç familjarëve, në këtë akademi kanë marrë pjesë zyrtarë të pushtetit lokal, të Qeverisë së …

Më shumë...

Vazhdojnë aktivitet e përbashkëta kulturore Kosovë-Shqipëri

Me koncertin “Ti këndojmë pranverës” nga dy ansamblet dhe me shfaqjet e baletit “La Sylphide” dhe Netët Arabe” vazhdon bashkëpunimi në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë- Shqipëri. Në kuadër të aktiviteteve që lidhen me Kalendarin e Përbashkët Kulturor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, së bashku me Ansamblin …

Më shumë...

Kryetari Kuçi pret në takim Kryeministri Mustafa

Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi ka pritur në takim Kryeministrin e Republikes së Kosovës, z.Isa Mustafa. Gjatë këtij takimi kryetari Kuçi e ka njoftuar kryeministrin mbi zhvillimet e përgjithshme të Komunes së Junikut, vështirësitë, sfidat, mungesën e investimeve nga qeveria qendrore, nevojat e qytetarëve dhe projektet zhvillimore …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri kërkon nivelizim të pagave për kategoritë e njëjta të shërbyesve civil

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, në të cilën u shqyrtuan çështje të ndryshme nga fushëveprimi i Bordit. Si pikë e parë e rendit të ditës, u shqyrtua çështja e koeficientit të pagave të shërbyesve civil. U …

Më shumë...

Kryetari Vehapi vizitoi rrugët të cilat janë kubëzuar në fshatin Sopniq

Gjatë ditës së hënë, kryetari i komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi së bashku me z. Muhamet Behra, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë vizituar rrugët të cilët janë kubëzuar dhe rrugën e cila do të kubëzohet në fshatin Sopniq të Komunës së Rahovecit. Kryetari Vehapi, gjatë vizitës së …

Më shumë...

Faza e parë e repelimit të kafshëve në komunën e Malishevës, përfundon këtë javë

Sikur çdo të hëne, edhe sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i udhëhequr nga kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, bazuar në raportimet e drejtorive, u bë e ditur, se faza e parë e repelimit të kafshëve, si masë parandaluese nga ethet …

Më shumë...

Tri projekte madhore me interes për komunën

Gjatë këtij viti Drejtoria për Urbanizëm dhe Mjedis në Ferizaj, përveç aktiviteteve të rregullta në prioritet do t’i ketë tri projekte madhore me interes për komunën. Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj drejtorie Faik Grainca, gjatë një konference për medie në të cilën ka spikatur se projekti …

Më shumë...

Kryetari Selmanaj inspekton punimet në rrugët që po ndërtohen 

Komuna e Deçanit  po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj tashmë kanë nisur punimet në ndërtimin e disa rrugëve në disa lagje të qytetit dhe të fshatrave të komunës së Deçanit. Për t’i përcjellë nga afër punët në asfaltimin e rrugëve, kryetari i …

Më shumë...

Përkujtohen 5 martirë dhe dy dëshmorë në fshatin Gaçkë

Qindra bashkëfshatarë, përfaqësues të organeve komunale ë Ferizajt dhe nga subjektet politike ishin mbledhur të shtunën për të përkujtuar 17 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve dhe 5 viktimave të vrarë nga forcat serbe. Familjarë të viktimave me dhembje kujtojnë datën 3 Prill te vitit 1999 kur fshati u sulmua …

Më shumë...

Me nderime te larta, u përkujtuan Dëshmoret dhe te Rënët e Fshatit Hoqe e Vogël

Të shtunën, me nderime te larta, u përkujtuan Dëshmoret dhe te Rënët e Fshatit Hoqe e Vogël, te Komunës se Rahovecit, te cilët ranë ne Luftën për Çlirimin e Kosovës. Ne mesin e te rënëve kishte edhe fëmije te moshave te ndryshme, madje edhe te moshës 1 vjeçare, te cilët …

Më shumë...

Homazhe për dëshmoret në Irzniq e Gllogjan

Të dielën  me datën 3 prill në ora 14:45 në Irzniq të komunës së Deçanit nderohet dëshmori Mustafë Çekaj ndërsa në ora 11:00 në Gllogjan nderohen me homazhe në përvjetorin e rënies dëshmorët Arton Mehmetaj e Halit Coka! Ndërsa në ora 12:00 në Gramoqel nderohet dëshmori i viteve të 90-ta, …

Më shumë...

Në Mitrovicë filluan përgatitjet për ushtrimin fushor “Veprimi i Shpejtë 7”

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) në Komunën e Mitrovicës,  e cila është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave të nivelit komunal, vënien e standardeve të kryerjes së punës lidhur me Gatishmërinë Civile dhe Reagimit Emergjent në territorin e vet dhe koordinimin e subjekteve relevante për reagim në Situata Emergjente, varësisht …

Më shumë...

Njoftim për repelimin e kafshëve në Llazicë dhe Vërmicë  

Njoftohen banorët e fshatrave Llazicës dhe Vërmicës të komunës së Malishevës, se repelimi i kafshëve në këto fshatra, do të bëhet të hënën, më 4 prill 2016. Repelimi i kafshëve, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të etheve hemorragjike krime kongo, prandaj luten të gjithë ata që kanë kafshë …

Më shumë...