MINISTRI BYTYQI PRITI SHEFIN E MISIONIT TË UNHCR-SË NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm që UNHCR ka dhënë në fushën e arsimit, angazhim për të cilin,ministri Bytyqi e ka falënderuar. Temë kryesore e këtij takimi ishte edukimi në fëmijërinë e hershme nga mosha 0-3 vjeç, me ç’rast ministri Bytyqi kërkoi nga Arduc, që të ketë mbështetjen e UNHCR-së në organizimin e një fushate vetëdijësuese për rëndësinë e zhvillimit të fëmijëve të këtyre moshave. Ministri theksoi se në këtë fushatë, e cila do të bëhet në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, do të përgatiten edhe disa materiale dhe broshura, të cilat do të shpërndahen kryesisht nëpër familjet, të cilat për arsye të ndryshme nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe. Shefi i misionit të UNHCR-së, Erol Arduc, shprehu gatishmërinë për të kontribuar në realizimin e kësaj ideje, të cilët e vlerësoi si shumë të rëndësishme për zhvillimin e edukimit në fëmijërinë e hershme.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …