Ali Daci: Plisi i bardhë i peshterasit të ri, zgjon urrejtjen e serbomadhe në Sanxhak!

Ali Daci: Plisi i bardhë i peshterasit të ri, zgjon urrejtjen e serbomadhe në Sanxhak!

Redaksia e gazetës ” Sandzacke novine” që llogaritet si gazetë nacionale, fatkeqësisht para disa herëve ka publikuar në faqen e saj skandaloze një shkrim ku sulmohet ashpër kryetari i shoqatës ” KOSOVA PËR SANXHAKUN” , Z. Ismet Azizi, me një shkrim tendencioz duke provuar ta kthej mbrapsht  historinë e Sanxhakut.

Këta zotërinj flasin me gjuhën e urrejtjes duke aluduar në shqiptarizimin e Sanxhakut ashtu edhe sikur janë edukuar në kuzhinën e Beogradit tash 75 vite me radhë.

Nuk befasohet Z. Azizi për injorancën e kësaj redaksie e as që mërzitet për prononcimin e tyre pasi që e drejta është në anën e Tij. Vet fakti se këta të pacipë i frikësohen plisit të bardhë dhe se ai po u verboka sytë, flet se këta janë mësuar tash sa mot të përdhosin këtë simbol kombëtar të shqiptarëve dhe sytë e tyre janë të kënaqur me “shajkaqën” serbe. Çfarë të keqe ka bërë Ismet Azizi me foton e fëmijëve, kur ata në prezencë të prindërve deklarohen si shqiptar.

Veprimtaria e Ismet Azizit nuk është spiunazh, por aktivitet shumë civilizues, mbështetës i së vërtetës, dhe humanist në radhë të parë, dhe për këtë meriton kurajë.

E para shqiptarët ishin, janë dhe do të jenë në Sanxhak, përkundër gjenocidit që është ushtruar ndaj tyre, ata kanë mbijetuar tragjedi të tmerrshme, derisa një pjese e tyre është shtrënguar ta harron gjuhen amtare dhe të flas një gjuhë tjetër. Gjaku nuk bëhet ujë, rrethanat aktuale, fryma demokratike edhe në Serbi dhe gjetkë ka bërë qe ata të zgjohen nga gjumi dhe ta deklarojnë identitetin e vet, t’u njihet e drejta për gjuhë amtare, shkollim, dhe aktivitet të lirë politik.

Është për të ardhur keq që edhe sot me disa boshnjakë nga Sanxhaku manipulon politika serbomadhe dhe se paragjykimet ia kanë verbuar sytë e trullosur mendjen; nëse e kanë?!… Të reagosh për plisin e bardhë mbi kokën e një fëmie shqiptar dhe ta quash atë imponim është akt tepër i ultë dhe fashist në fund të fundit. Athua këta mjerana u frikësohen të miturve, a thua këta të gjorë janë kaq antishqiptar dhe kaq antinjerëzor, them që po.

Kjo hapësirë, Zoti ka dashtë që të jetë multietnike, vlera këto divergjente. Ata nuk rrezikojnë askënd, prandaj afirmimi i tyre paraqet avancim në zhvillimet pozitive të kësaj treve. Kurrë, më kurrë, askush nuk mund t’i shantazhoj me prerje duarsh, me mos deklarim të identitetit kombëtar, dhe prosperitet ekonomik, mbijetesë në shtëpitë e tyre.

Sanxhaku në përgjithësi e Peshteri në veçanti ka nevoje si Presheva e Bujanoci për dorën e ngrohtë të Kosovës dhe Shqipërisë. Ata kanë nevojë për mbështetjeje gjithfare, shkollim te kuadrove, rregullim të infrastrukturës, literaturë për shkolla, bashkëpunim kulturor, sportiv, arsimor.

Janë këto disa nga vizionet dhe vlerat ndërtuese të Ismet Azizit dhe shoqatës që ai drejton…

Shqiptareve në Sanxhak kurrë më askush nuk mund t’ua mbyll gojën, ata nuk janë dorë e zgjatur as e politikes serbe, as e kameleonëve qe lozin me identitet fetar, herë boshnjak herë mysliman.

Ismet Azizi nuk pyet askënd për t’u dalë në ndihmë dhe për t’u afruar së paku një çast buzëqeshje dhe përshëndetje shqip fëmijëve të shkrelëve në Borashticë

Buzëqeshja dhe gëzimi i disa fëmijëve nuk rrezikon askë, as boshnjakët e vetdeklaruar, as serbët e kësaj ane.

Politika atje duhet të vetëdijesohet dhe ndërgjegjësohet se fëmijët shqiptar dhe prindërit e tyre e deklarojnë një të drejtë elementare njerëzore; se janë shqiptarë autokton dhe do të jenë gjithmonë.

Po ky shtet demokratik nën të cilin është sot Sanxhaku, popullsia jo serbe atje nuk guxon te deklaron përkatësinë nacionale e as të flas gjuhën e të parëve te vet. Cila konvente ndërkombëtare u garanton lirinë dhe deklarimin nacional?!… Kush janë boshnjaket e sotëm në Novi Pazar, kush i ka fabrikuar ata në frymën e nacionalizmit serbomadh, kush i ka edukuar ata që me aq urrejtje te flasin për plisin e bardhë ? Sipas tyre na del se në Sanxhak nuk ka të drejtë askush të deklarohet pos boshnjako-serb ose anasjelltas serbo- boshnjak.

Një dihet, se plisin e bardhë Ismet Azizi nuk e solli në Fushën e Peshterit por atë e gjeti aty ku edhe e ka vendin. Këtu nuk ka imponim por vetëm shfaqje e se vërtetës që tash një shekull po ndjen robërinë.

Plisi i bardhë tashmë si shenjë tradite, kulture dhe historike gjendet në shumicën e shtëpive shqiptare, në gurvarret e tyre, dhe kjo nuk ka kurrfarë të keqe,sepse njeriu pa histori nuk ka të ardhme.

Ndërsa  fëmijët e buzëqeshur të Peshterit janë e  ardhmja e këtij vendi.

Zotni të “Sandzacke novine”, le të jetë për nderë dhe ta kemi për turp që merreni me fushatën anti shqiptare si politikan e trashëgues të politikës millosheviqiane. Fëmijët e Sanxhakut janë të privuar nga liria e shprehjes, e bartjes së simbolit kombëtar e përdorimit të gjuhës dhe deklarimit nacional. Ky Sanxhak me politikat tuaja do të mbetet në errësirë të plotë derisa plisi i bardhë do të shndrisë mbi kokat e shqiptareve atje siç ka shndritur shumë decenie më parë. Koha po punon për ata që mendojnë bardh e jo zi si ju shpirtzinjët e kësaj  neverie.

(Ali Daci, Rozhajë, anëtar i bordit të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”)

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …