Brickos

Institucionet

Kryetari Aliu ka vizituar komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka  vizituar komunën e Hanit të Elezit, e cila po njeh ritme të hovshme zhvillimi, me punën e qeverisjes së udhëhequr nga Kryetari Mehmet Ballazhi, duke ndjekur nga afër punimet e kryera dhe ato në proces pune, duke ofruar gjithë gatishmërinë e Komunës …

Më shumë...

Kryetari Aliu, ka mirëpritur në takim përfaqësuesit nga organizata “PEN”

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur në takim përfaqësuesit nga organizata “PEN”, Saranda Sylejmani e Shkëmb Shala si dhe ferizajaset Demjana Hasani e Zana Murseli, këto të fundit nga grupi “Vepro Gjelbër” ku me bashkëmoshataret e tyre janë përfituese të projektit ambiental, në kuadër të përzgjedhjes së …

Më shumë...

U mbajt punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2025”

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Vitisë, është mbajtur sot punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023 – 2025”. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth këtij drafti i cili është i pari për këtë komunë, e e cila …

Më shumë...

U vu gurëthemeli i Qendrës për magazinimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore  

Po përmbushet edhe një premtim publik i kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ngase sot nisi realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm për bujqit rahovecian, ndërtimi i Qendrës për Magazinimin dhe Ruajtjen e Prodhimeve Bujqësore (DEPOSË BUJQËSORE), me kushte e standarde bashkëkohore e që do të ketë …

Më shumë...

Kryetari Kastrati i ka vizituar punimet në qendër të qytetit në rrugën “Ibrahim Mazreku”

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, i ka vizituar punimet në qendër të qytetit në rrugën “Ibrahim Mazreku”, punëtorët që po i kryejnë punimet si dhe bizneset që po e mirëkuptojnë në këtë fazë të punimeve, e po ashtu edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që po bëjnë punë …

Më shumë...

Mazreku vazhdon lobimin për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjtën në Athinë kanë takuar Tassos Paginos, kryesues i Byrosë Greke të Sigurimeve, si dhe  Elina Papaspyropoulou drejtoreshë e Asosacionit të Sigurimeve në Greqi ku kanë biseduar rreth përkrahjes së Greqisë …

Më shumë...

Kryetari Nura ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, në një takim vëllazëror. Gjatë diskutimit, kryetari Nura është shprehur i interesuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me theks të veçantë për procesin e regjistrimit të popullsisë. Kreu i Skenderajt ka …

Më shumë...

Në Ferizaj diskutohet për rregullimin e shtigjeve të ecjes

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim me shoqatat alpiniste, shoqatën e kalëruesve, klubin e çiklistëve “Kastrioti”, si dhe përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Ferizaj,  ku u diskutua për shtigjet e ecjes. Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim …

Më shumë...

Kryetari Aliu, ka pritur në takim bashkatdhetarin Hysni Topalli

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim bashkatdhetarin Hysni Topalli që jeton për gati gjysmë shekulli në Australi, ferizajasi që një jetë ia kushtoi veprimtarisë kombëtare, duke qenë aktiv nga viti 1976 deri më 2000, për një periudhë edhe nënkryetar i Komunitetit Shqiptar në Dandenong të …

Më shumë...

E enjta e dyerve të hapura të kryetarit Latifi

Edhe sot, si çdo të enjte kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti në zyrën e tij qytetarë të shumtë në takimet e përjavshme, për të qenë sa më afër kërkesave dhe nevojave të banorëve të komunës së Rahovecit.

Më shumë...

FSK-ja shpërndan donacion për komunitetin RAE në Malishevë

Njësia për Çështje me Civilë e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shpërndarë sot donacion me veshmbathje dhe produkte higjienike për familje të komunitetit RAE në Komunën e Malishevës. Familjet dhe zyrtarët e Komunës u shprehën falënderues ndaj FSK-së për këtë donacion që do të lehtësoi sado pak jetën e …

Më shumë...

Kryetari Kastrati dhe ambasadori Minxhozi biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Malishevës dhe qyteteve në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në vizitë zyrtare, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Malishevës dhe qyteteve tjera në Shqipëri, në veçanti në fushën e agroturizmit dhe agrobiznesit. Kryetari Kastrati, e …

Më shumë...

Po vazhdon fasadimi i objekteve banesore përgjatë Sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

Me intensitet të shtuar janë duke u zhvilluar punimet në kuadër të projektit të Qeverisjes Nura, për fasadimin e objekteve banesore përgjatë Sheshit “Adem Jashari” në qytetin e Skenderajt. Sot, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka vizituar punimet që po zhvillohen në objektet banesore, ku njërës aktualisht është …

Më shumë...

Kryetari Aliu ka pritur në takim autorin e veprës “Thyerjet e mëdha në Kosovë”

Vepra “Thyerjet e mëdha në Kosovë” (Dokumente, diskutime dhe kujtime 1986-1990), është vepra që përmbledh një dëshmi të jetuar nga e kaluara jonë jo e largët. Sot, kryetari i komunë së Ferizajt Agim Aliu ka pritur, autorin e veprës, Ali Shabani, të cilin e përgëzoi për punën e tij, në …

Më shumë...

Krasiten drunjtë dekorativ në sheshin e qytetit të Ferizajt

Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, bashkë me ndërmarrjen publike “Ambienti”, kanë filluar krasitjen e drunjëve në sheshin e qytetit. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj Arben Halili, ka thënë se kjo është bërë në vazhdën e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta …

Më shumë...