Institucionet

QKMF në Ferizaj ka pranuar veturën e re Suzuki donacion nga UNICEF-i

Drejtori i DSHMS-së në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini bashkë me menaxhmentin e QKMF-së kanë pranuar sot veturën e re Suzuki (LY-Vitara, viti i prodhimit 2022), donacion nga UNICEF-i, e dedikuar për Vizitat shtëpiake për nëna dhe fëmijë 0 deri 3 vjeç. Sigurimi i kësaj veture ofron mundësinë e fuqizimit të …

Më shumë...

Pensionohen mësimdhënësit vitias Ndue Demaj, Xhevrije Berisha dhe Musa Kurteshi

Kryetari komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini, me rastin e pensionimit të mësimdhënësve vitias, Ndue Demaj, Xhevrije Berisha dhe dhe Musa Kurteshi, kanë ndarë nga një mirënjohje për ta. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, ju është mirënjohës atyre për punën e madhe dhe …

Më shumë...

Mbahet takimi i dytë Publik me qytetarë nga kryetari Latifi

Duke u bazuar në nenin 68, paragrafi (1) i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-40 si ligj organik për funsionalizimin e VQL në Kosovë, si dhe në bazë të neneve 23-24 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 i datës 29.03.2017. Nenit 10, pika 1 dhe 2 e Udhëzimit …

Më shumë...

Në prag të festave të fundvitit Stone Castle ka shpërndarë dhurata për fëmijët e parafillores në shkollat e komunës së Deçanit  

Në prag të festave të fundvitit komuna e Deçanit ka shpërndarë dhurata për fëmijët e parafillores në shkollat e komunës së Deçanit, fëmijët me nevoja të veçanta dhe në Shtëpinë e Komunitetit për personat me aftësi të kufizuara. Kryetari Ramosa e ka falënderuar përzemërsisht pronarin e Stone Castle, z. Rrustem …

Më shumë...

28 mijë euro nga Komuna e Rahovecit për përkrahjen e qendrës grumbulluese dhe për përpunuesit e pemëve dhe perimeve

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim 8 përfitues, përpunues të pemëve dhe perimeve që janë përkrahur (subvencionuar) nga thirrja e fundit e lëshuar nga drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Rahovecit. Kryetari Latifi tha se përkrahja …

Më shumë...

Zyrtarë të lartë të Fondit Kosovar të Eficiençës së Energjisë kanë vizituar Gjimnazin “Hamëz Jashari”

Zyrtarë të lartë të Fondit Kosovar të Eficiençës së Energjisë, udhëhequr nga drejtori menaxhues, Ahmet Ismaili, kanë vizituar sot Gjimnazin “Hamëz Jashari” në qytetin e Skenderajt dhe Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, për të parë nga afër procesin e rinovimit të këtyre dy objekteve institucionale të Komunës së Skenderajt. Ata …

Më shumë...

Pensionohet zyrtari Financiar në komunën e Skenderajt, Halit Xhema

Me rastin e pensionimit të zyrtarit Halit Xhema, i cili për vite me radhë ka qenë Zyrtar kryesor Financiar në komunën e Skenderajt, është organizuar një koktej rasti ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familjarë të Halit Xhemës, drejtorë komunal e zyrtarë të tjerë. …

Më shumë...

Vazhdojnë punimet në  rrugën që lidhë Lubishtën me Ramnishtën

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar rrugën bujqësore të Xhepës, që lidhë fshatrat Lubishtë dhe Ramnishtë. Përndryshe, punimet në këtë projekt janë duke vazhduar dhe banorët e dy lokaliteteve e vlerësojnë si shumë të rëndësishme, pasi që po krijohet një rrugë alternative që mundëson qasje më të …

Më shumë...

KPF në Viti mbajti mbledhjen e 10-të të rregullt

Në mbledhjen e dhjetë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, që është mbajtur sot është diskutuar dhe votuar për pika të ndryshme të rendit të ditës. Fillimisht kryesuesi i këtij organi Bekim Azizi,  i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve …

Më shumë...

KKSB në Viti ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Viti, sot ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, e cila ishte edhe mbledhja e fundit për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit të mekanizmave të rëndësishëm në këtë fushë. Kryetari …

Më shumë...

Vitia dhe Kirchhaini thellojnë bashkëpunimin

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Profesorin Rainer Waldhardt i shoqëruar nga profesori vitias, Arben Mehmeti. Gjatë këtij takimi u fol për bashkëpunim ndërkomunal të Vitisë me Kirchhaini e Hessenit të Gjermanisë. Me këtë rast prof. Waldhardt ka theksuar se Kuvendi Komunal i Kirchhainit me …

Më shumë...

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e IX ( e nëntë) të rregullt për vitin 2022

Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e IX ( e nëntë) të rregullt për vitin 2022. Kryesues i Komitetit për Politikë dhe Financë, Argjend Thaçi, drejtoi mbledhjen e nëntë të rregullt dhe para anëtarëve, propozoi rendin e punës i cili u miratua me plotësimin  edhe të pikës …

Më shumë...

Komiteti për Komunitete në Malishevë me mbledhjen e XI të rregullt përmbylli vitin 2022

Komitetit për Komunitete në komunën e Malishevës me mbledhjen e -XI- (njëmbëdhjetë) të rregullt të mbajtur sot, përmbylli vitin 2022, duke diskutuar  për Shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të Punës së Komitetit për vitin 2022. Kryesuesi i Komitetit për komunitete, Amrush Helshani, para anëtarëve paraqiti raportin e punës njëvjeçare, ku …

Më shumë...

Në Deçan është mbajtur turniri memorial tradicional në ping pong

Në Deçan është mbajtur turniri memorial tradicional në ping pong, në nderim të dëshmorëve të kombit Enver Halilaj dhe Altin Haskaj. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e këtij turniri që nderuan me praninë e tyre dhe fituesve ju …

Më shumë...

Ka nisur realizimi i një projekti tjetër kapital në komunën e Skenderajt

Ka nisur realizimi i një projekti tjetër kapital në komunën e Skenderajt. Bëhet fjalë për projektin në Rezallë, përkatësisht në Shkollën “Malush Ahmeti”, ku janë duke u zhvilluar punimet për rregullimin e oborrit, gjegjësisht shtrimi me pllaka betoni nga hyrja në oborr deri te dera kryesore e objektit shkollor. Kryetari …

Më shumë...

Kryetari Nura, ka pritur në takim veteranin e arsimit, Hajdin Kastrati

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim veteranin e arsimit, Hajdin Kastrati, të cilit edhe i ka ndarë mirënjohje, për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e brezave, që nga viti 1954 deri në vitin 2001, përkatësisht deri në pension, duke mësuar me përkushtim gjenerata …

Më shumë...