Ceremonia e binjakëzimit të Skenderajt dhe Vukovarit të Kroacisë

Në një organizim në sallën e Bordit të Drejtorëve në objektin e Komunës së Skenderajt, është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit në mes të kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura dhe homolugut të tij kroat, Ivan Penava, kryebashkiak i Vukovarit. Mikut kroat i është organizuar një pritje e ngrohtë me rastin e vizitës së tij në Skenderaj, që shoqërohet nga kabineti i tij dhe bashkëpunëtorë shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, janë shkëmbyer dhuratat, me ç’rast kryetari Nura i ka dhuruar flamurin zyrtar të Komunës dhe figurën e kryekomandantit Adem Jashari, derisa kryebashkiaku Penava ka dhuruar flamurin zyrtar të Vukovarit dhe simbolin e qytetit, Kulla që i kishte mbijetuar sulmeve me mijëra predha dhe të shtëna armësh, gjatë luftës në Kroaci. Edhe nënkryetari, Gjenerali Sami Lushtaku i ka dhuruar kryetarit Penava stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe flamuj për mysafirët tjerë miq. Dhurata kanë shkëmbyer edhe drejtorët e Komunës së Skenderajt, për pjesën tjetër të delegacionit kroat. Delegacioni nga Vukovari nisi dje vizitën dy ditore zyrtare në Skenderaj, ku janë paraparë aktivitete të ndryshme dhe vizita përkujtimore në komplekset e dëshmorëve.

May be an image of 2 people, flag and text that says 'Û of Republika Kosovés Republika Kosovo- Republic omuna Skenderajt Opština Skenderaj Municipality Skenderaj NA SKENDERAJ SKENDERAI Kmuna Skenderaj'

May be an image of 2 people, flag and text that says 'Republika eKosoves -Republika Kosovo- Republic of Kosovo komuna Skenderajt Opština Skenderaj Municipality Û of Skenderaj ENDERAJ NDERAJ KINDEE'

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …