Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit, tha se udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd duhet të ndërmarrin hapa të përgjegjshëm për të rindërtuar besimin në normalizimin e marrëdhënieve. Duke folur në lidhje me marrëveshjet e rëndësishme të arritura nga …
Më shumë...Lajmet
Donika Shvarc tha në KS të OKB-së se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka deklaruar se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë. Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga historia. Ata që janë përgjegjës për gjenocidin janë ende …
Më shumë...Sot në Zagreb, Millanoviq dhe Begaj, diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike e aleate, sikur janë Shqipëria dhe Kroacia
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të kryetarit, Zoran Millanoviq. Sot në Zagreb Milanoviq dhe Begaj diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve mike dhe aleate sikur janë Shqipëria dhe Kroacia. Ata diskutuan edhe situatën në rajonin e Evropës Juglindore dhe rrugën evropiane …
Më shumë...Vetëvendosja mohon se ka shpenzuar 4 milionë euro për rrjetet sociale, sikur ka deklaruar, Abelard Tahiri
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar deklaratat e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili ka deklaruar se gjatë periudhës 2017-2021 vetëvendosja ka shpenzuar 4 milionë euro për rrjetet sociale. Kjo deklaratë e Abelard Tahirit lidhet me pretendimet se fushata e Vetëvendosjes mund të jetë financuar nga mjetetet financiare …
Më shumë...Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së ngjarjes kriminale në Shëngjin dhe ka ironizuar akuzat e Sali Berishës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së ngjarjes kriminale që ka ndodhur në Shëngjin pak ditë më parë, me ç’ rast ka ironizuar akuzat e Sali Berishën, i cili ia drejtoi kundërshtarëve politikë, autorësinë e krimit. Ky është shah-mati i radhës i Berishës, …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar të rënët e 27 prillit të vitit 1999 në Masakrën e Mejës, në Gjakovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar të rënët e 27 prillit të vitit 1999 në Masakrën e Mejës në Gjakovë, të cilën e kryen mizorisht forcat ushtarake e policore serbe. Haradinaj ka thënë se në Mejë pushojnë shpirtrat e shqiptarëve të pafajshëm dhe të dy …
Më shumë...Kryeministri Kurti, e kryetari i Kuvendit, Konjufca, kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë
Kryeministri Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Me këtë rast, Kurti ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq të diskutohet me urgjencë çështja e të …
Më shumë...Andin Hoti: Serbia e pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë. Ai ka shkruar se për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh kanë arritur të bëjnë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, që …
Më shumë...Greqia mund të ndryshojë qëndrimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës
Gjatë votimit në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Greqia nuk vot0i kundër por abstenoi. Ky fakt po interpretohet si ndryshim i qëndrimit të Greqisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë fakt e bëri të ditur edhe, Georgios Katrugalos, ish-shefi i diplomacisë greke, i cili …
Më shumë...Faton Abdullahu: Kosovës nuk iu kanë hequr vizat deri tani për shkak se qeveritë e kaluara kanë kërkuar njohjen paraprake nga Serbia
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu deklaroi se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian ka qenë i lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kosovës nuk i janë hequr vizat deri më sot për shkak se qeveritë e kaluara nuk kanë hequr dorë nga njohja …
Më shumë...Gjykata Speciale u raporton për punën e saj disa organizatave ndërkombëtare, edhe Serbisë, por nuk i raporton Kosovës
Gjykata Speciale për punën e saj raporton rregullisht në OKB. Në radhë të parë i raporton Sekretarit të Përgjithshëm të saj Antonio Guterres e përmes tij Këshillit të Sigurimit, si dhe shteteve anëtare, ku bën pjesë edhe Serbia. Raporti do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 27 …
Më shumë...Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, ka reaguar kundër ofendimit që i bëri kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, iu ka kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi ajo e ofendoi euro-deputeten duke i thënë “duhet të turpërohet”, për shkakun që zonja Cramon kishte deklaruar se bojkotimi i zgjedhjeve të serbëve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet …
Më shumë...Parlamenti Evropian sërish u kanë bërë thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, që ta njohin pavarësinë e Kosovës
Parlamenti Evropian sërish u kanë bërë thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Një thirrje që Parlamenti Evropian e ka përsëritur secilin vit në raportet për Kosovën, është përfshirë në tekst edhe kësaj radhe. Kjo është thirrja për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga …
Më shumë...Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe varësit e tij fajësuan vendet perëndimore për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fajësoi vendet perëndimore për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Kritika të tilla adresuan edhe kryeministrja, Ana Bërnabiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ata akuzuan Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se, pavarësisht kundërshtimeve të komunitetit …
Më shumë...Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, prej sot qëndron për vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të kryetarit Zoran Millanoviq
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, prej sot qëndron për vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të kryetarit Zoran Millanoviq. Ai do të mirëpritet sipas ceremonive së nderit dhe mirëseardhjes për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me Kroacinë si dy partnerë strategjikë. Takimi do të fokusohet tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi …
Më shumë...Sot përkujtohet 24 vjetori i Masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, kriminelët serbë kanë vrarë 376 shqiptarë
Forcat e shumta ushtarake e policore serbe të regjimit serb të Millosheviqit më 27 prill 1999, në një organizim vrastar dëbuan nga shtëpitë e tyre banorët e Rekës së Keqe, ndërsa në fshatin Meje e Korenicë kryen masakrën më të madhe duke vrarë e masakruar barbarisht 376 veta, shqiptarë e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
