Berat Rukiqi

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, konsideron se dorëheqja e ministres Rozeta Hajdarit është e padiskutueshme

Në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë në të cilin u arrestua Ridvan Muharremi, pronari i “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, Berat Rukiqi nga LDK-ja ka thënë se  ky nuk është vetëm rast korruputiv është një rrjet i gjerë kriminal,  i mbështetur nga niveli më i lartë. Me vendim të vitit 2022, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të marrin rezervat shtetërore pa prokurim. Qeveria e ka bërë më të lehtë vjedhjen, tha Rukiqi në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë. Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë dhe të gjatë kriminal të instaluar nga Vetëvendosja  në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për të  qeverisë, ndërsa në anën tjetër ka treguar zell të jashtëzakonshëm për kapjen e shtetit, në të gjitha segmentet.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …